Ulen Financimet Për Blegtorinë Shqiptare – Pasojat Tek Fermerët

533 0

Blegtoria po tkurret, vetëm në vitin 2020 sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri ka 55 mijë gjedhë më pak krahasuar me vitin 2019.

Mungesa e subvencioneve ka bërë që fermerët të braktisin stabilimentet e gjësë së gjallë. Buxheti për bujqësinë për vitit 2022 kap vlerën e 29.5 milion Eurove, këto para do të investohen në bujqësi nëpërmjet 5 skemave subvencionesh. Por edhe kësaj here blegtoria e cila cilësohet si sektori më I rrezikuar përsëri është lënë jashtë vëmendjes nga ministria e bujqësisë.

NDOC FASLLIA, EKSPERT BUJQËSIE : ” Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT shohim që rreth 70% e fermave blegtoriale kanë më pak se 5 -10 krerë lopë. Ndërsa vendimi parashikon që te jëpët mbështetjet për fermat që kanë mbi 10 krerë. Automatikisht 70% e këtyre fermave blegtorale janë të përjashtuara nga mbështetja. ”

Industria e përpunimit të qumështit ka nevojë për lëndën bazë qumësht, por zhdukja e stabilimenteve blegtoriale vendase bën që ne ti japim përparësi blegtorisë në Serbi duke blerë qumështin e fermerëve serb.

Sipas skemës kombëtare për tufën bazë të matrikuluar për fermat jo më pak se 100 krerë dele ose dhi do të jepen 1.200 Lekë për krerë, por jo më shumë se 360.000 Lek për subjekt, ndërsa për fermat jo më pak se 10 kokë krerë lopë, çdo fermerë do të marrë 10.000 Lekë për krerë, por jo më shumë se 500.000 Lek për subjekt. Sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, blegtoria duhet të ishte kryefjala e skemës kombëtare për vitin 2022./Burimi:Top Channel