Këshillat e Duhura për Rritjen e Pemëve të Agrumeve në Ambientet e Mbyllura

1.1k 0

Nëse dëshironi të rrisni pemë argumesh në ballkonin e shtëpisë, AgroWeb.org këshillon të zgjidhni varietetet “xhuxhe”.

Bimë të tilla janë shartuar në mënyrë të tillë që pema të mos rritet shumë dhe të jenë të përshtatshme për kultivim edhe në ambiente të mbylluara.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla të vlefshme për zgjedhjen dhe rritjen e agrumeve.

Cilën bimë të zgjidhni

Nëse dëshironi që bima të japë fryte dhe të lulëzojë menjëherë, AgroWeb.org iu sugjeron të zgjidhni një pemë xhuxhe dy deri në tre vjeç.

Pemët e portokallit Calamondin, janë më të përshtatshmet për rritjen në hapësira të mbyllura, dhe janë një zgjedhje e mirë për fillestarët.

Vazo

Zgjidhni një vazo balte, qeramike ose plastike pak më të madhe se rrënja. Vazo duhet të ketë disa vrima në fund, në mënyrë që kullimi i ujit të jetë sa më i mirë. Përpara mbjelljes, mbushni vazon me gurë për të siguruar qarkullimin e ajrit.

Dheu

Përdorni një përzierje pak acide (pH 6 deri në 7), ose blini dhe të përgatitur posaçërisht për pemët agrume.

Ku të vendosni vazon

Shumica e pemëve agrume kërkojnë tetë deri në 12 orë rreze diellit në ditë. Nëse i rrisni në ambiente të mbyllura, vendosini bimët tuaja pranë një dritareje me pamje nga jugu dhe me qarkullim të mirë ajri. Dhe nëse është e nevojshme, ju mund të përdoni llampa gjatë muajve të dimrit.

Temperatura

Temperaturat ideale janë midis 12 dhe 18 gradë Celsius. Bimët nuk i pëlqejnë ndryshimet e papritura të temperaturës, prandaj sigurohuni t’i mbroni nga rrymat e ftohta dhe ngrohësit e dhomës.

Zhvendosja

Në pranverë, pema mund të kalojë më shumë kohë jashtë, ndërsa në periudhat e ftohta duhet futur brenda. Kur muajt e ftohtë të kenë kaluar, përshtateni ngadalë pemën e agrumeve me kushtet e “reja” të temperaturës.

Ballkonet dhe tarracat janë të disa pika të shkëlqyera, ku mund ta zhvendosni bimën në muajt e ngrohtë.

Kur ta zhvendosni pemën brenda, përpara dimrit, bëjeni këtë duke e ekspozuar me ngadalë me kushtet e shtëpisë.

Ujitja

Ujitja e rregullt është çelësi. Shtimi i guralecëve ose myshkut do të ndihmojë në reduktimin e avullit dhe ruajtjen e lagështisë.

Por mbani mend se dheu i vazos nuk duhet të jetë shumë i lagësht, veçanërisht në dimër, për të parandaluar infeksionet kërpudhore dhe kalbjen e rrënjëve.

Ushqimi

Nga pranvera në verë, ushqeni pemën tuaj çdo tre javë me një pleh me azot, të bërë për agrumet. Në dimër dhe në vjeshtë ushqeheni çdo 1 javë e gjysëm.

Shikoni për sëmundjet

Jini në vëzhgim për shenjat e hershme të infektimit si shfaqja e pikave tek gjethet, nëse ato zverdhen, dhe rrjetat e mëndafshta midis degëve.  Përdorni trajtimet e nevojshme për të luftuar dëmtuesit. /AgroWeb.org