Kujdesi i Duhur për Begonian me Gjethe të Pikturuara

1.4k 0

Rex Begonia, e njohur gjithashtu si begonia me gjethe të pikturuara ose begonia me gjethe shumëngjyrëshe, është një bimë shumëvjeçare tropikale e famshme pikërisht për gjethet e saj karakterisitke.

Skajet e jashtme të gjethes janë zakonisht në jeshile të errët, ndërsa pjesa e brendshme mund të jetë me nuanca rozë, të kuqe, argjendi ose vjollcë.

Begonia me gjethe të pikturuara mund të rritet deri në 60 cm. Madhësitë e gjetheve të saj ndryshojnë, por variojnë nga 20 cm të gjata dhe 12 cm të gjera.

Ujitja

Në verë, begonia shumëngjyrëshe duhet të ujitet rregullisht, por duhet të kini kujdes të mos e ujisni së tepërmi pasi ajo është mjaft e ndjeshme ndaj kërpudhave dhe mund të kalbet lehtë.

Sigurohuni që gjysma e sipërme e dheut të jetë tharë para se ta ujisni, por kurrë mos e lini atë të thahet plotësisht.

Mundohuni të mos i lagni shumë gjethet, pasi kjo mund të shkaktojë probleme me mykun.

Në dimër, begonia mund t’i rrëzojë gjethet e saj. Vazhdoni ta ujisni me masë derisa të rriten gjethet e reja në pranverë.

Drita dhe temperatura

Kjo bimë lulëzon nën rrezet e diellit, por ato nuk duhet të jenë të drejtpërdrejta.

Nëse jetoni në vende të nxehta, ju duhet ta mbroni nga rrezet e forta të diellit.

Në vendet e ftohta e me pak diell, kjo nuk përbën problem, por bima duhet të mbahet në ambeintet e brendshme gjatë muajve më të ftohtë.

Temperatura ideale për bimën në verë është 23 gradë Celsius dhe 17 gradë Celsiuc në dimër.

Ato gjithashtu preferojnë të qëndrojnë në ambiente më lagështi të lartë.

Madhësia e vazos dhe lloji i dheut

Dheu i cili lejon një kullim të mirë të ujit është ideali sepse e mbron bimën nga kalbja e rrënjëve.

Begoniat gjetheshumëngjyrëshe pëlqejnë vazot e mëdha por të cekëta, kjo për shkak të kërcellit të shkurtër të rrënjës dhe nevojave për tokë poroze.

Sigurohuni që vazoja të ketë vrima kullimi në fund. Vendoseni bimën në një vazo më të madhe vetëm kur ajo aktualja të mbushet me rrënjë.

Problemet më të shpeshta

Pluhuri i bardhë në gjethe tregon praninë e mykut, i cili shpesh shfaqet për shkak të ujitjes ose nxehtësisë së madhe.

Hiqni të gjitha gjethet me myk dhe trajtojeni bimën me një fungicid./AgroWeb.org