Me siguri sa herë i shikoni këto lule mendoni për formën dhe ngjyrat e tyre të cilat duken si një fytyrë e vërtetë.
Ato rriten lehtësisht në vendin tonë në disa varietete ngjyrash nga e verdha tek e kuqja janë një mrekulli që zbukurojnë kopështin apo ballkonin tuaj.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa mënyra si të përkujdeseni për këto lule.
Si të kujdeseni
Kjo lule mund të rritet fare mirë në zona me diell dhe të ngrohta.
Më e mira do të ishte ta nxirrnit në diell disa orë në ditë, por jo gjatë pikut të nxehtësisë në verë dhe më pas ta lini në hije.
Atë mund ta lini në një dritare në lindje të shtëpisë tuaj në mënyrë që të marrë të gjithë diellin e mëngjesit.
Temperatura e duhur
Edhe pse siç përmendëm mësipër kjo është një lule që e kërkon ngrohtësinë për tu rritur, bëni kujdes.
Nuk rekomandohet që ta lindi në diell në temperatura mbi 22 gradë C.
Në këtë mënyrë lulet tuaja nuk do të thahen.
Lloji i dheut
Kjo lule mund të rritet lehtë në çdo lloj toke apo dheu, por idelja do të ishte një tokë me nivelin acidik të pehashit midis 6.0 dhe 6.2.
Toka ku dot a mbillni gjithashtu duhet të jetë e thatë në mënyrë që rrënjët të mos zhyten në ujë.
Nuk kërkohet ndonjë lloj plehu i veçantë për këtë lule, por herë pas here mund ta fertilizoni me pleh pa nitrat.
Ujitja e duhur
Mundohuni ta ujisni jo më shumë se dy herë në javë me rreth 2 cm ujë.
Koha më e mirë për ta ujitur është në mëngjes para se të dalë dielli në mënyrë që dheu ta përthithë ujin dhe të thahet përgjatë ditës.
Si t’i rrisni në vazo
Rritja në vazo e këtyre bimëve shumëngjyrëshme është shumë më e lehtë se në tokë të hapur.
Nëse e mbillni në vazo do të jetë shumë më e lehtë të kontrolloni sasinë e ujit që i hidhni ai dhe temperaturën, pasi mund ta lëvizni sipas nevojës.
Zgjidhni një vazo rreth 30 cm dhe mbillni lulen duke zbatuar këshillat e mësipërme në mënyrë që lulet tuaja të lulëzojnë.
Mbjellja nga fara
Nëse vendosni ta mbillni nga fara në tokë, që ato të mbijnë duhet një ambient i errët dhe i freskët deri në 15 gradë.
Sigurohuni që toka të jetë e lagësht në mënyrë që lulja të rritet.
Procesi mbirjes do të zgjasë rreth 2 javë, por mund ta zgjasë edhe më shumë nëse kushtet e mbirjes nuk janë të duhurat./AgroWeb.org