Lule Ylli – Bima e Ngjyrave dhe Vlerave për Shëndetin dhe Ushqimin

2.7k 0

Lule Shaja ose siç njihet ndryshe edhe si Lule Ylli është një nga bimët më të hershme të përdorura në gatim.

Tradita rrjedh nga të parët tanë, qoftë në përgatitjen e salcave, sallatave apo të luleve të sheqerosura si ëmbëlsira.

Kjo lule u jep recetave  një aromë të ngjashme me atë të kastravecit, gjë që e bën atë një nga bimët më të kërkuara në Mesdhe edhe në ditët e sotme.

Lule Shaja i përket familjes botanike të Boraginaceae dhe mban emrin Borago officinalis.

Kjo bimë çel lule me pesë petale me formën e yllit me ngjyrë blu, bojëqielli ose rozë.

Gjethet dhe lulet e bimës përdoren gjërësisht nëpër sallata. Jo vetëm aroma, por edhe shija e tyre është si e kastravecit. Nëse gjethet i mbani në ujë, lëngu i formuar do të jetë mjaft freskues.

Bima arrin në lartësi deri në 90 centimetra dhe rritet gjerësisht në malësitë e Shqipërisë.

Gjethet e njoma dhe të buta përdoren në sallata, ndërkohë që gjethet më të pjekura përdoren si barishtet e tjera siç është spinaqi.

Gjethet e Lule Shajës kombinohen mirë me fasulet, karrotat, pataten, domaten e të tjera.

Lëngu i gjetheve të njoma përdoret për të nxjerrë një lëng të freskët që kombinohet me limonata. Lulet mund të skuqen me gjalpë ose mund të sheqerosen.

Vlerat shëndetësore

Lule Shaja përmban shumë ushqyes, minerale dhe vitamina të cilët ofrojnë një sërë vlerash shëndetësore.

Shëndeti i rrugëve të frymëmarrjes

Nëse përtypni gjethet e Lule Shajës do të mund të zbusni fytin e lënduar, kuroni të ftohurën, sinozitin dhe rrjedhjen e hundëve.

Përbërësit e gjetheve ndihmojnë në largimin e  mukusit të akumuluar në rrugët e frymëmarrjes dhe pastrimin e tyre.

Omega 6

Vaji esencial i gjetheve të Lule Yllit përmban acidet yndyrore të Omega-6 që ndihmojnë në lehtësimin e artritit dhe stimulimin e rigjenerimit të gjymtyrëve.

Kundër ankthit

Mineralet dhe përbërësit organikë të Lule Yllit kanë aftësi qetësuese. Çaji i përgatitur nga këto lule ndihmon kundër stresit kronik, dhe promovon qetësi shpirtërore dhe gjumë të thellë.

Kundër etheve

Gripi dhe të ftohtit shoqërohen me ethe dhe temperaturë të lartë. Kjo lule nxit djersitjen, pastron toksinat dhe përshpejton proçesin e shërimit.

Çaji i bërë nga gjethet dhe lulet, shton qumështin e gjirit, ul temperaturën dhe nxit djersitjen. Ky çaj këshillohet edhe pasi e keni tepruar me alkolin.

Ai përbën një kurë ideale kundër kollës, irritimeve të fytit, bronshitit, problemeve me tretjen, gastritin dhe sindromën e zorrës së acaruar.

Gjethet përbëjnë tonikun më të mirë të natyrës kundër stresit. Gjethet përmbajnë vitaminë C dhe janë të pasura me kalcium, kalium dhe kripëra minerale./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.