Si të Mbillni Brokoli Vetë në Shtëpi – Ndiqni Hapat e Thjeshtë

5.3k 1
Brokoli konsiderohet një thesar i mirëfilltë vlerash, vitaminash dhe mineralesh për të cilat trupi ka nevojë çdo ditë.

Nëse e rrisni në shtëpi do të keni mundësi që të përfitoni shumë prej këtyre vlerave.

Brokoli është një perime që mbillet si nga fara ashtu edhe nga një tufë ekzistuese.

Brokoli duhet mbjellë në pranverë ose në vjeshtë për të garantuar kushtet optimale të perimes mirëbërëse.

Kjo perime kërkon temperatura të ulëta por ndriçim të vazhdueshëm dielli.

Dheu i përdorur për mbjellje duhet të ketë një nivel të lartë alkaline.

Nëse vendndodhja e përzgjedhur është me nivel të lartë acidik atëherë mund të shtoni limon jeshil.

AgroWeb.org ju këshillon se për farat e brokolit interesohuni pranë farmacive bujqësore.

Hapat e Rritjes së Brokolit Në Vazo

Ju nevojiten:

  • Përzierje të mbeturinave organike bujqësore
  • Vazo
  • Enë për përgatitjen e përzierjes organike
  • Doreza
  • Shishe spërkatëse
  • Doreza

Udhëzimet

Mbusheni një enë, ose legen të vogël me përzierje organike.

Hidhni farat e brokolit në të. Farat janë shumë të vogla dhe në ngjyrë kafe.

Mbulojini farat me përzierje organike sepse do të përshpejtojë çeljen e filizave.

Ujiteni lehtë por mos e teproni me ujin.

Vendoseni enën në një vend ku mund të gëzojë dritën e diellit.

Kini parasysh që brokoli kërkon temperatura të ftohta por dritë dielli me tepricë.

Farat lëshojnë filiza pak ditë pas mbjelljes dhe pas 6 javësh mund t’i transferoni në saksinë e përzgjedhur.

Kujdesuni që filizat të kenë një hapësirë prej 4 centimetrash nga njëra tjera.

Merrni saksinë dhe vendosni një shtresë me guralecë që të garantojnë një kullim të mirë e të mjaftueshëm.

Më pas shtoni një përzierje dheu dhe shumë plehu organik.

Sigurohuni që kjo përzierje të jetë e shkrifët dhe jo e ngjeshur në saksi.

Filizat tërhiqini me butësi duke përdorur vetëm gishtat dhe transferojini në saksinë e re.

Tregoni kujdes sepse rrënjët e njoma janë shumë delikate.

Formoni vrima të vogla në saksi me hapësirë nga njëra tjetra dhe vendosini filizat një e nga një.

Brokoli kërkon një lagështi të vazhdueshme por jo të madhe.

Sigurohuni që saksia të marrë ndriçimin e dëshiruar të diellit dhe kontrollojini filizat për praninë e ndonjë insekti të dëmshëm.

Në harkun kohor të tre muajve do të jenë rritur gjethet dhe do të jetë formuar tufa e brokolit.

Mbikqyreni me kujdes që ta këpusni në kohën e duhur.

Tufa duhet këputur kur të jetë 10-17 centimetra e gjërë ose kur lulëzat të kenë marrë përmasën e një koke shkrepseje.

Nëse vëreni që tufa ka marrë ngjyrë të verdhë, këputeni menjëherë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.