Mbjellja e Selinosë – Si Ta Rrisni Vetë Në Shtëpi

2.1k 0

Rritja e selinos nga baza e kërcellit është diçka argëtuese dhe e lehtë, që ju jep rezultate të shpejta.

Ka dy mënyra për ta bërë këtë: mbjellja në një enë me ujë ose në vazo. Sidoqoftë, gjethet e selinos mund t’i përdorni në gatim dhe madhësia do të jetë e ngjashme me atë që blini në markete.

Nëse vendosni të provoni ta mbillni vetë, sigurohuni që të gjeni një tufë selinoje të fortë e me kërcell të mbyllur fort. Gjethet duhet të jenë të gjelbra dhe të duken të freskëta.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me metodën e thjeshtë të mbjelljes.

Çfarë do t’ju duhet

Vazo me vrima kullimi

Një tas

1 tufë selinoje

Dhe për vazo

Pleh

Ujë

Guralecë

Mbjellja dhe kujdesi

Duke përdorur një thikë të pastër dhe të mprehtë, prisni pjesën e poshtme të tufës së selinos rreth dy centimetra lart nga baza.

Kërcenjt e selinosë mund t’i mbështillni me letër ose mbështjellës plastik dhe t’i vendosni në frigorifer për t’i ruajur për konsum. Kështu selinoja do të qëndrojë e freskët.

Bazën e selinos vendoseni në një enë të vogël të mbushur me rreth një centimetër ujë. Vendoseni enën në një zonë të driçuar nga rrezet e diellit.

Selinoja duhet të fillojë të mbijë brenda një ose dy ditësh. Ndryshoni ujin cdo dy ose më shuëm ditë dhe sigurohuni që pjata të mos thahet. Nëse dëshironi që selinoja të rritet shumë, mbilleni në një vazo. Për këtë, mbuloni vrimat e kullimit në fund të vazos tuaj me disa guralecë ose një filtër kafeje. Kjo do të parandalojë derdhjen e dheut.

Më pas, mbushni vazon me dhe, rreth dy centimetra nën buzë. Shtoni pak pleh dhe shtypeni lehtë për ta niveluar.

Ujiteni lehtë dhe më pas vendosni bazën e selinos të mbirë në vazo, rreth një centimetër nën dhe, në mënyrë që të rrethohet plotësisht baza e selinosë.

Vendoseni vazon në një vend të ndriçuar pjesërisht dhe ujiteni shpesh në mënyrë që dheu të ketë lagështi./AgroWeb.org

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.