Pse domatet në kopshtin tuaj nuk po piqen – 4 mënyra që ju ndihmojnë

4.2k 0

Nëse prej kohësh po përqeni të rrisni domate në kopshtin tuaj dhe ato akoma nuk po piqen, duhet të dini se kjo është diçka që ndodh shpesh dhe nuk keni përse të shqetësoheni.

AgroWeb.org ju njeh fillimisht me arsyen se përse kjo ndodh dhe më pas me disa metoda të cilat janë efikase në përshpejtimin e këtij procesi.

Përse Domatet Tuaja Nuk Po Piqen?

Një ndër arsyet më të zakonshme është klima në të cilën jetoni dhe varieteti të cilin po rrisni.

Nëse jetoni në vende me klimë shumë të ngrohtë, me shumë gjasa domatet nuk do të piqen shpejt.

Gjatë periudhës së verës domatet arrijnë maturimin. Kjo do të thotë se ato harxhojnë më tepër energji për të rritur gjethet dhe lulet e tyre sesa për të pjekur frutin.

Për këtë arsye krasitja e tyre është një hap të cilin nuk duhet ta shmangni gjatë kësaj periudhe.

4 Mënryra Si Të Piqni Më Shpejt Domatet

Nëse vjeshta po afron dhe ju ende po mendoni se si t’i ktheni domatet jeshile në të kuqe, atëherë provoni këto pesë truke:

Prisni gjethet

Sezonit po i vjen fundi, kështu që bima juaj nuk ka nevojë të harxhojë më energji për gjethe të reja. Prerja e gjetheve do t’i japë asaj më shumë energji për tu pjekur sa më shpejt.

Provoni të prisni disa gjethe nëse bima juaj është e madhe dhe e tshëndetshme.

Prisni lulet

Meqenëse domatet duan disa muaj që të piqen pasi lulet të jenë pjalmuar, ju mund t’i prisni lulet për t’i lënë hapësirë domateve të piqen edhe më shpejt.

Hiqni kërcenjt e rinj

Kërcenjt e vegjël që formohen midis degëve dhe bashkimit të gjetheve thithin energji nga bima duke frenuar pjekjen e saj.

Ju mund t’i prisni ato, për t’i lënë vend frutit të piqet më shpejt./AgroWeb.org