Si të Mbillni Luleshtrydhe Plot Lëng në Ballkonin Tuaj

3.5k 0

Luleshtrydhet e rritura në kushtet e shtëpisë janë plot shije dhe për më tepër shumë të freskëta.

Luleshtrydhja është edhe frut edhe një bimë dekorative. Për rrjedhojë, është perfekte për t’u rritur në kopësht apo saksi.

Nëse keni fëmijë, do të zbuloni se luleshtrydhja është bima më e mirë për t’i prezantuar fëmijës artin e kopshtarisë.

Zgjedhjet janë të shumta dhe gjithnjë të bazuara në hapësirën që ju mund të gjeni për të rritur këto fruta të shijshme.

Nëse keni buxhet të limituar, rritja e frutave organike mund të kthehet në sfidë, por luleshtrydhet organike nuk njohin asnjë rival.

AgroWeb.org do t’ju tregojë se si të rrisni me duart tuaja luleshtrydhet më të shijshme në botë.

Zgjidhni vendin e duhur

Zgjidhni një vend ku nuk ka shkurre dhe që ndriçohet nga dielli për të paktën 8 deri në 10 orë në ditë.

Toka duhet të jetë e kulluar mirë dhe niveli i pehashit, nëse mund ta masni, duhet të jetë mes 6 dhe 6.2.

AgroWeb.org ju rekomandon të bëni mbjelljen e luleshtrydhes në pranverë.

Jepuni hapësirë

Nëse keni kopsht, atëherë mbillini luleshtrydhet në rreshta ku çdo fidan duhet të jetë 45-50 centimetra larg njëri tjetrit.

Zona e rrënjës së të gjithë kultivarëve të luleshtrydheve kanë nevojë për vaditje të mjaftueshme çdo ditë.

Pas vjeljes, mund të riorganizoni fidanët duke krijuar më shumë hapësirë mes tyre dhe duke i mbuluar rrënjët me pleh organik.

Mbledhja e luleshtrydhes

Kokrrat e pjekura dalin në pah 30 ditë pasi bima ka çelur. Kur këto kokrra janë plotësisht të kuqe, atëherë provojeni një prej tyre që të kuptoni nëse është e pjekur sipas shijes suaj apo jo.

Me këto luleshtrydhe mund të bëni disa prej sallatave më të mira të frutave përgjatë gjithë verës.

Nëse nuk dëshironi t’i konsumoni menjëherë, atëherë zgjidhni një enë të thellë dhe futini aty të mbështjella me letër kuzhine.

Futini në frigorifer dhe  shpëlajini me ujë vetëm përpara servirjes.

Farat apo bimët e luleshtrydhes mund t’i gjeni në çdo treg në qytetin ku jetoni

Luleshtrydhen mund ta rrisni edhe që nga fara. Mbushni një saksi me grykë të gjerë me dhe. Vaditeni në mënyrë të bollshme. Me gishta mund të krijoni vrima të thella në hapësirë nga njëra tjetra.

Vendosni nga 3 fara në çdo vrimë. Farat janë aq të vogla saqë në shumë raste, njerëzit përdorin mjete të holla për të transferuar farat nga paketimi në vazo.

Më pas mbulojeni të gjithë enën me një mbulesë plastike kuzhine për t&eumeuml; mbrojtur farat. Vendoseni saksinë në një vend me diell dhe vaditini farat. Dheu duhet të jetë i lagësht, por jo me shumë ujë.

Kontrollojeni çdo ditë për t’u siguruar se dheu nuk thahet. Kur farat të kenë lulëzuar hiqeni mbulesën plastike, sepse kur fidanët e rinj të kenë dalë në sipërfaqe, ato do të kenë nevojë për hapësirë.

Krasitini fidanët, duke hequr gjethet e panevojshme apo kërcejtë e vegjël që mbijnë përgjatë bimës. Sigurohuni që të kenë hapësirë të mjaftueshme mes tyre./AgroWeb.org