Si të mbillni të gjelbrat lehtësisht në shtëpi

1.1k 0

Shpesh herë mbushim koshat e mbeturinave plot me perime dhe barishte të prera përgjysëm, të cilat nuk i kemi shfrytëzuar sa duhet.

Në fakt nga këto perime ‘gjysmake’, ne mund të sjellim në jetë sallata e barishte të tjera të reja dhe plot vlera.

Metodat janë të lira në çmim dhe shumë më të thjeshta se sa mbjellja me fara.

Çfarë ju nevojitet:

  • Mbetje perimesh të gjelbërta
  • Enë të pastra
  • Dhe për mbjellje
  • Vazo

Si të mbillni sallatën jeshile

  1. Para se të prisni sallatën, kujdesuni që të paktën të mbani 5 centimetra nga pjesa fundore e saj.
  2. Hidheni në një enë qelqi të mbushur me pak ujë dhe vendoseni në ekspozim të drejtpërdrejtë me diellin. Ndërroni ujin çdo ditë.
  3. Pas 5-6 ditësh do të shihni që gjethe të reja kanë çelur dhe rrënjët kanë nisur të formohen. Transferojeni më pas në vazo të mbuluar me dhe, dhe prisni që gjethet të rriten deri në 20 centimetra.

Si të mbillni menten dhe borzilokun

  1. Prisni 7 centimetra nga një kërcell i mentes ose i borzilokut. Hiqni gjethet në pjesën fundore duke lënë vetëm kërcellin për të paktën 5 centimetra.
  2. Vendosini kërcenjtë në ujë, ndërkohë që gjethet duhet të qëndrojnë mbi sipërfaqe të ujit.
  3. Pasi të jenë formuar rrënjët dhe të jenë rritur 5 centimetra, transferojeni bimën në një vazo me dhe. Aty bima do të rritet plotësisht dhe do të çelë gjethet.

Si të mbillni qepën e njomë

  1. Prisni pjesën e kokës së qepës dhe 5 centimetra nga bishti i saj.
  2. Vendosin në një enë të mbushur me 2.5 centimetra ujë dhe në ekspozim të drejtpërdrejtë të diellit. Ndryshoni ujin çdo ditë.
  3. Transferoni qepët në një vazo me dhe pas 5-7 ditësh, ose mund të vazhdoni t’i mbani në ujë deri sa të rriten plotësisht.

Si të mbillni selino

  1. Kur të zgjidhni një filiz të vogël selinoje duhet ta prisni të paktën 5 centimetra nga rrënja.
  2. Vendoseni kokëposhtë në një enë qelqi të mbushur me 2.5 centimetra ujë dhe në ekspozim të drejtpërdrejtë me diellin. Ndryshojeni ujin çdo ditë.
  3. Pas 5-7 ditësh, gjethet në pjesën qëndrore të bimës do të marrin një ngjyrë të gjelbër të errët. Transferojeni në enën me dhe. Kur fidanët të rriten plotësisht mund ta përdorni në gatim.

Si të mbillni qepën

  1. Ajo çfarë ju ka mbetur nga qepa nuk duhet hedhur në kosh. Mjafton të mbani të paprekur pjesën e brendshme të saj, ose të paktën 5 centimetra të saj.
  2. Vendoseni direkt në dhe. Mbulojeni me një shtresë të hollë dheu. Kini parasysh që vetëm pjesa qendrore e qepës nevojitet për t’u rritur.
  3. Ju mund të merrni qepën e plotë pasi të kenë lulëzuar bishtat e gjelbër të saj.

Si të mbillni hudhrën

  1. Zgjidhni thelbinjtë më të mëdhenj.
  2. Vendosini direkt në vazon me dhe, kokëposhtë. Mbulojeni me të paktën 5 centimetra dhe.
  3. Hudhra është gati kur të ketë nxjerrë bishta të gjelbër me majë ngjyrë kafe./AgroWeb.org