Si të rrisni tulipanët në ambiente të mbyllura – Këshillat që duhet të ndiqni

1.8k 0

Pranvera sapo ka filluar dhe ditët e mërzitshme të dimrit tashmë duket larg. Për t’i dhënë shtëpisë plot ngjyra dhe aromë fantastike, mbjellja e luleve të preferuara mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer.

Një ndër bimët që mund të rrisni në këtë periudhë, por edhe në periudhën e zymtë të dimrit, janë edhe tulipanët. Për këtë nuk ju duhet një baçe, por ju mund të provoni t’i rrisni më së miri ato edhe në ambjentet e shtëpisë tuaj.

Lexoni më tej këshiullat nga AgroWeb.org për të zbuluar gjithçka që duhet të dini se si të rrisni tulipanët në ambiente të mbyllura.

Rritja e tulipanëve në ambiente të mbyllura

Nëse dëshironi që ballkoni apo dhoma juaj të duket plot ngjyra në pranverë, AgroWeb.org këshillon që t’i blini qepujkat e tulipanëve në fillim të vjeshtës. Përpara mbjelljes ruajini qepujkat e tulipanëve për një periudhë prej 12-16 javësh në një vend të ftohtë, por pa ngrica.

Mbjellja

Për t’i mbjellë gjidhni një vazo apo enë me vrima kullimi dhe mbusheni gjysmën me pleh. Vendosni në qendër qepujkën dhe mbushni më pas pjesën e mbetur.

Mbajini ato në një vend të freskët dhe të errët për 6-8 javë derisa të shfaqen fidanët, pastaj trasferojini në një dhomë të ndritshme dhe të ngrohtë ku tulipanët tuaj do të lulëzojnë brenda 2-3 javësh.

Rritja e tulipanëve në ujë

Për rritjen e tulipanëve në ambiente të mbyllura, pse të mos provoni t’i rritni ato në ujë? Mbani mend se qepujka e tulipanëve duhet të ftohet për disa javë para mbjelljes.

Zgjidhni një vazo të vogël qelqi të cilën mund ta mbushni pjesërisht me rruaza qelqi ose gurë të vegjël, ose mund të blini një vazo speciale për këtë rast. Qepujka duhet të qëndrojë në grykën e enës, me rrënjët e saj që prekin ujin.

Mbajeni në një vend të errët e të freskët për 4 -6 javë dhe kur të shfaqet një filiz, vendoseni në një vend të ndritshëm dhe të ngrohtë ku tulipani do të lulëzojë.

Tani që keni mësuar se si të rritni tulipanët në ambiente të mbyllura, pse të mos mbillni disa në vjeshtë për të ndriçuar shtëpinë tuaj në dimër dhe në fillim të pranverës? /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.