Asnjë kopsht nuk është i plotë pa disa nga bimët që lulëzojnë në fund të dimrit dhe fillim të pranverës.
Kopshtet e pasura me këto bimë pasqyrojnë përtëritjen dhe gëzimin e sezonit të ardhshëm të pranverës.
Pikërisht kur mendoni se dimri nuk do të përfundojë kurrë, vijnë trëndafilat e dimrit, plot klas dhe ngjyra.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla për kujdesin që duhet të tregoni ndaj trëndafilave të dimrit, në mënyrë që ato t’ju dhurojnë magjinë e tyre.
Kujdesi për Trëndafilat e Dimrit
Ku t’i mbillni
Trëndafilat e dimrit rriten më së mirë në një vend me hije të pjesshme, kështu ato do të prodhojnë shumë lule. Megjithatë edhe nëse vendosen nën hije të plotë ato sërisht do të lulëzojnë.
Si t’i mbillni
Mbillni në tokë ose në një vazo me kullim të mirë dhe kini kujdes që të mos e mbuloni kurorën e bimës. Edhe pse përshtaten në kushte të ndryshme toke, ato preferojnë tokën e pasur me materiale organike.
Kur t’i mbillni
Çdo periudhë është e përshtatshme për sa kohë që toka nuk është e ngrirë ose moti shumë i nxehtë. Vjeshta ose fillimi i pranverës janë periudha më e mirë.
Kushtet e tokës
Këto lule rriten mirë në tokë të lagësht, me kullim të mirë, të pasuruar me sasi të mëdha lëndësh organike. PH i tokës apo dheut duhet të jetë afër neutralit, madje edhe alkalin.
Ujitja
Toka ose dheu duhet të jetë i lagësht por jo me shumë ujë. Në ditët e nxheta ujitini më shpesh për të ruajtur lagështinë. Ujitja një herë në javë duhet të jetë e mjaftueshme.
Ushqimi
Ushqeni bimët në vjeshtë me një pleh të ekuilibruar në vlera. /AgroWeb.org