350 Euro Një Kokërr – Nga Vjen Luleshtrydhja më e Shtrenjtë në Botë?

1.8k 0

Vetëm një kokërr e këtij varieteti të veçantë luleshtrydhesh, e quajtur “Princesha e Bukur”, u shit në një ankand për rreth 370 euro. Po po, e lexuat mirë!

Ato hidhen në shitje çdo vit në një ankankand (këtë vit janë shitur shpejt), dhe nëse shpresoni t’i blini në të ardhmen, filloni të kurseni që tani.

Ankandet shpesh janë “tregjet” ku çmimet arrijnë shifra marramendëse.

Ato janë të njohura sepse blerësit dhe shitësit besojnë se do të arrijnë një marrëveshje të mirë duke blerë ose shitur asete. I tillë është edhe ky rast.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me origjinën e këtij fruti dhe pse kushton kaq shtrenjtë.

Nga vjen kjo kokërr dhe pse shitet shtrenjtë?

Luleshtrydhet më të shtrenjta në botë vijnë nga Japonia.

Ky varietet vjen si rezultat i studimeve, kërkimeve dhe testeve për plot 15 vjet.

Këto luleshtrydhe tashmë prodhohen në rreth 500 njësi në vit dhe kanë një peshë mesatare prej rreth 80 gram secila.

Disa kokrra të kuqe mund të arrijnë edhe në 100 gram, ndërsa ato më të voglat, nuk bien nën 40 gram.

Madhësia mesatare është afërsisht sa ajo e një topi bilardoje.

Edhe pse janë më të mëdha se luleshtrydhet e zakonshme, për syrin ato duken absolutisht normale.

Ishte pikërisht Okuda Nichio, kultivuesi që realizoi këtë varietet të veçantë.

Ai i shet në ankand çdo vit për një shumë të konsiderueshme, e cila mund të arrijë 50,000 jen ose rreth 370 euro.

Kjo sepse një princeshë kaq e bukur, nuk mund të kushtonte më lirë!/AgroWeb.org