Bamjet e Shqipërisë – Më të Mirat e Stinës me Vlera të Mrekullueshme

2.1k 3

Të freskëta, natyrale plot shije e vlera shëndetësore, bamjet janë padyshim më të mirat e stinës dhe sapo kanë dalë në treg.

Këtë vit, sipërfaqe të tëra toke janë mbjellë masivisht me bamje nga fermerë të ndryshëm në shumë zona të vendit.

Perspektiva e favorshme për tregun vendas si dhe për t’i eksportuar ato drejt tregjeve të huaja ka bërë që fermerët të rrisin sasinë e prodhimit të tyre.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjatë muajve të pranverës, fermerët kanë rritur sipërfaqet e mbjella me bamje në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për këtë perime.

Interesi i Tregjeve të Huaja në Rritje

Bamja qendron në krye të listës së perimeve me interes nga grumbulluesit e tregjeve të huaj.

Varietet shqiptare të bamjes janë shumë të kërkuara si nga tregu vendas ashtu edhe për eksport.

Mund të përmendim bamjen e Oblikës e cila karakterizohet nga një trup i shkurtër me lartësi 40-50 cm dhe 2-3 degëzime.

Fruti përbëhet nga pesë brinjëzime me formë piramidale me gjatësi 8.5 cm dhe perimetër rreth 3.35cm.

Po ashtu, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se edhe kultivari vendas Libohova është një tjetër varitetet i kërkuar nga tregu.

Është cilësia e tyre e mirë dhe përmbushja e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian ajo që po i afron tregjet e huaja drejt eksportit të bamjeve por edhe prodhimeve shqiptare në përgjithësi.

Më të preferuarat e shqiptarëve

Bamja është ndër perimet e preferuara të shqiptarëve.

Amvisat kujdesen t’i përdorin bamjet në receta të ndryshme duke përgatitur gjellë të shijshme, tava të mrekullueshme, turshi etj.

Bamjet janë fantastike jo vetëm për shijen e tyre por mbi të gjitha për vlerat ushqyese që kanë.

Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje.

Bamja është e pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë. Bamja është e pasur me vitamin C, që ndihmon imunitetin e trupit.

Është e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalçiumin, magnezin.

Përmban vitamin K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në mpiksen e gjakut./AgroWeb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.