Të gjithë i njohin vezët e pulës, një përbërës kyç në kuzhinat nga çdo cep i botës, por pakkush e di se në realitet ka shumë lloje vezësh, secila me veti, karakteristika dhe përdorime specifike.
Nga shpendët e deri tek peshqit, AgroWeb.org ju njeh me llojet e vezëve që përdoren në kuzhinë.
Vezët pulës
Të pasura me proteina, vitamina dhe kripëra minerale, vezët e pulës janë simbol i kuzhinës së varfër dhe në të njëjtën kohë janë të ushqyeshme dhe plot shije. Me vezët e pulës ne mund të përgatisim fjalë për fjalë çdo lloj pjate, nga mezet deri te ëmbëlsirat.
Vezët e patës
Të pasura me kripëra minerale dhe proteina, vezët e patës mund të dallohen nga madhësia dhe dendësia e të verdhës që karakterizohet nga një shije intensive që vjen nga ushqimi me të cilin patat ushqehen. Vezët e patës përdoren në kuzhinë ashtu si vezët e pulës.
Vezët e strucit
Vështirë të mos njohësh një vezë struci! Ato mund të peshojnë edhe 1.5 kg dhe janë gati 15 centimetra të gjata, vezë vërtetë gjigante! Vezët e strucit, janë lehtësisht të tretshme, kanë një formë ovale dhe një guaskë aq e fortë sa mund të mbajë peshën e një njeriu të rritur. Nëse mund ta thyeni, është më mirë ta përdorni për një omëletë ose për të përgatitur makarona të freskëta.
Vezët e thëllëzës
Ndoshta më e njohura pas atyre të pulës, vezët e thëllëzës janë të vogla dhe të lehta, me një peshë mesatare prej 20/30 gram. Të shkëlqyera për t’u konsumuar si të papërpunuara ashtu edhe të ziera, vezët e thëllëzës kanë një lëvozhgë karakteristike me pika, ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, proteinave dhe kripërave minerale. Protagoniste të shumë pjatave tradicionale japoneze, vezët e thëllëzës fshehin një aromë të ëmbël dhe delikate, karakteristikë që i lejon ato të përdoren në receta të ndryshme, mundësisht në kombinim me perimet e stinës.
Vezët e pulës faraone (numida Meleagris)
Pak më e vogël se veza e pulës e me një shije shumë të ngjashme, kjo lloj veze ka një lëvozhgë të bardhë të fortë dhe me shkëlqim. Ajo është e pasur me proteina, por edhe me kolesterol dhe për këtë arsye nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diabeti. Ashtu si shija, edhe konsistenca të kujton vezët e pulës dhe për këtë arsye përdoret në kuzhinë në të njëjtat përgatitje dhe receta.
Vezët e pulës së detit
Nga të gjitha varietetet, vezët e pulës së detit ngjajnë më shumë me vezët e pulës si në madhësi, shije, ashtu edhe në gatim. Jo shumë të lehta për t’u gjetur në treg, këto vezë kanë një fuqi të lartë ngopëse, ushqyese dhe energjie. Ato janë një burim i mirë i proteinave dhe acideve yndyrore dhe pasi hapen, fshehin një të verdhë të madhe.
Vezët e rosës
Karakterizohen nga forma klasike ovale, guaska e fortë dhe ngjyra që lëkundet midis të bardhës dhe jeshiles. Vezët e rosës janë një burim i çmuar i proteinave, vitaminave dhe kripërave minerale. Ato janë të ngjashme me vezët e pulës, por vetëm në formë dhe madhësi sepse aroma është shumë më e forë, falë të verdhës më të madhe dhe përbërësve yndyrorë që karakterizon këtë varietet. Në kuzhinë mund t’i shijojmë të fërguara, të skuqura, apo receta me pjekje.
Vezët e pëllumbave
Shumë të vlerësuara dhe të përdorura në kuzhinën franceze dhe në traditën orientale, vezët e pëllumbave janë të vogla, ato nuk i kalojnë 4 centimetra në gjatësi. Ato janë vezë jashtëzakonisht të pasura me proteina, vitamina, kripëra minerale dhe kanë një fuqi të lartë ngopëse dhe ushqyese.
Vezët e peshkut
Jo vetëm vezët e shpendëve, por shumë varietete të vezëve të peshkut gjenden në treg dhe në tavolina në mbarë botën. Të tilla janë vezët e peshkut ton, barbunit, merlucit, shpatës, salmonit, krapit etj./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje