Rrepa e Kuqe e Thethit – Perimja që Është Trashëguar Brez Pas Brezi

1.6k 0

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 60 vjet specia e panxharit Beta vulgaris subsp. vulgaris L.

Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi.

Aktualisht kultivohet në pak familje në zonë, kryesisht në fshatrat e Thethit, duke qenë kështu kultivar shumë i rrallë.

Aty njihet me emrin lokal “Rrepa e kuqe” dhe preferohet për konsum të freskët në sallata.

Ky panxhar përdoret në gatime të ndryshme dhe përpunohet në formë turshie, për konsum në familje dhe për tregun lokal.

Kushtet e Kultivimit të Panxharit të Kuq Perimor

Mbillet në ngastra tarrace të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.

Panxhari kuq perimor është bimë dyvjeçare; në vitin e parë formon rrënjën mishtore, me formë të rrumbullakët të zgjatur.

Bima ka zhvillim mesatar, me rozetë gjethore të zhvilluar.

Gjethet kanë ngjyrë të gjelbër të errët, me nuanca të kuqe dhe nervaturë të kuqe.

Është e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Në vitin e dytë del kërcelli lulor, i cili është i

drunjëzuar dhe i degëzuar, i cili arrin 70 – 90 cm lartësi.

Kryesisht për prodhim vjeshtor – dimëror. Në varësi të mikro-zonave klimatike, farat mbillen gjatë muajit Prill dhe deri në mes të muajit Maj.

Prodhimi fillon në ditët e para të Shtatorit, për tu konsumuar në vijimësi edhe gjatë gjithë dimrit.

Pas përgatitjes së mirë të tokës, mbillen farërat në brazda të hapura me shatë. Kultivohet me farë, me rreshta në largësi 30 -40 cm.

Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve në mes rreshta.

Ky lloj varieteti jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm por duke qenë se nuk kultivohet gjerësisht është shpalluar nga ekspertër si specie në zhdukje./AgroWeb.org