Shega e Egër e Shqipërisë, Fruti Plot Shëndet

4.3k 0

Shega ose siç njihet ndryshe “molla me fara”, është një frut simbol i legjendave dhe traditave mbarë shekullore.

Ky frut  mban kurorën e frutave dhe është simbol i pjellorisë, ambicies, begatisë, fatit të mirë dhe bollëkut.

Shega e egër, ka një lëkurë në ngjyrë jeshile të çelët e deri në të kuqe me fara rozë në të bardhë, që janë të tharta.

Ajo përdoret për të përmirësuar tretjen. Në mbarë botën, shega e egër përdoret për t’i dhënë shije salcave, supave, për të marinuar, për të zbukuar sallatat, perimet apo edhe për t’u bërë reçel.

Shega e egër gjendet shumë e përhapur në veriun e Shqipërisë në vende ku ato rriten në mënyrë natyrale. Banorët e këtyre zonave nxjerrin prej tyre një lëng të shijshëm dhe të mrekullueshëm, një nga lëngjet më unikë dhe më të shëndetshëm që mund të pini ndonjëherë.

Këto lëngje gjenden kryesisht në restorantet me produkte organike të mirënjohura pranë Lezhës dhe Shkodrës.

Lëngu i Shegës së Egër

Lëngu i shegës së egër është i pasur me polifenolë, antioksidantë, vitamina B5, B6, C dhe kalium. Ai lufton mikrobet dhe bakteret.

Nëse jeni të interesuar të përftoni vetëm lëngun, atëherë prijeni frutin në dy pjesë dhe shtrydheni si në rastin e portokallit.

Një tjetër metodë është ta shtypni frutin e rrumbullaktë në një sipërfaqe të fortë, dhe më pas ta shponi pjesën fundore dhe ta shtrydhni në një gotë. Farat kanë ngjyra që variojnë nga e kuqja, roza e ndezur dhe roza e çelët.

64 përqind e frutit të plotë është e ngrënshme.

Vlerat mjekësore

Lëngu i gjetheve të freskëta dhe kokrrave të kësaj bime të egër rekomandohen për ata që vuajnë nga problemet me stomakun.

Lëkura bëhet pluhur dhe përdoret për problemet me mëlçinë. Lulet dhe kokrrat e pabëra forcojnë mishrat e dhëmbëve.

Shegët e pjekura pasurojnë gjakun, shërojnë lëndimet e fytit, syrit dhe problemet me kraharorin./AgroWeb.org