Varietetet e Çmuara të Kastravecave

1k 0

Kastravecat kanë një shije të freskët dhe të butë. Ato përkëdhelin qiellzën dhe shqisat jo vetëm kur konsumohen veçmas por edhe kur përfshihen në sallata. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për varietetin më të mirë të kastravecit, përzgjedhjen dhe ruajtjen e kësaj perimeje të freskët verore.

Lushnja e Fieri janë nga zonat më popullore në Shqipëri për kultivimin e kastravecave. Varietetet shqiptare të hershme të kastravecit nuk kultivohen më gjerësisht, për shkak të nivelit të ulët të prodhimit. Fermerët i kultivojnë këto varietete vetëm për konsum familjar.

Përzgjedhja e kastravecave

Kur të jeni përpara tezgës së kastravecave zgjidhni ato të fortët, pa njolla në lëkurë. Ngjyra e tyre duhet të gjetë e gjelbër e errët dhe pa njolla të verdha, që shfaqen kur kastraveci ka kaluar pikun e pjekjes. Në këtë pikë, kastravecat kanë tendencën të lëshojnë aroma të këqija.

Shmangni kastravecat e rrudhur që janë ruajtur për shumë kohë në një vend me temperaturë të lartë dhe kanë humbur nivelin e lagështisë. Në tezgat e fshatarëve tani po dalin në pah lloje të ndryshme kastravecash. Mësoni se si të përzgjidhni varietetin e duhur dhe si t’i përdorni ato.

Kastravecët e gjatë

Kastravecët ë gjatë, të hollë dhe me ngjyrë të çelët jeshile me pak nuancë të verdhë janë shumë të shijshëm dhe gati për konsum. Farat janë të buta ndërsa lëkura e hollë, që do të thotë se nuk ka nevojë ta qëroni ose të hiqni farat nëse dëshironi ta konsumoni. Këto kastraveca nuk përdoren për turshi.

Kastravecët pa fara

Kastravecët pa fara janë të gjatë, të hollë dhe me një lëkurë me ngjyrë jeshile të errët. Ato i gjejmë kryesisht në supermarket të mbështjellë me qese plastike, por mund t’i gjeni edhe në treg të pambështjellë. Aroma e këtij kastraveci është e butë, pothuaj jo ekzistente.

Ky kastravec mburret për lëkurën e hollë dhe praninë minimale të farave. Si në rastin e kastravecave të gjatë, kastravecët pa fara janë vetëm për konsum të menjëhershëm dhe jo për turshi.

Kastravecët e Kopshtit

Këto kastraveca janë mjaft popullorë.  Ato kanë lëkurë të lëmuar në ngjyrë të errët jeshile dhe kanë një shtresë të trashë që ruan lagështinë e tyre. Kjo gjë rrit nevojën për qërimin e këtyre kastravecave, pasi lëkura është e hidhur dhe e trashë.

Varieteti i vogël

Këto janë kastravecë të vegjël. Shumë të vegjël. Ato përdoren për turshi dhe janë të veçantë në Shqipëri, pasi kultivohen pak. Ato konsumohen në sallata apo antipasta të ndryshme klasike.

Kastravecët Kirby

Kastravecat Kirbi janë shtatshkurtër dhe të rrumbullakët. Ngjyra e tyre varion nga e gjelbra në jeshile të errët. Shija e tyre është shumë e mirë, por ajo shumëfishohet kur kastravecët bëhen turshi.

Kastravecët Persianë

Kastravecat Persë janë të ngjashëm me ato të gjatë. Ndonjëherë është e vështirë t’i dallosh. Për fat, kastravecat i gjejmë në madhësi të ndryshme, disa më të shkurtër e disa më të gjatë dhe disa më rrumbullakë si varietetet Kirby. Shija e tyre është e butë dhe lëkura është e hollë që i bën perfekt për sallata, ose për guximtarët e kuzhinës që preferojnë kastravecë të kavërdisur.

Kastravecët në lëngje

Një nga përdorimet e kastravecave është edhe kombinimi në lëngje të ndryshme. Lëngu i kastravecit kombinohet mjaft mirë me frutat dhe perimet e gjelbra si mollët jeshile, selinoja apo kivi. /AgroWeb.org