Nëse bëni një llogari të thjeshtë, rreth vlerës së parave që kërkojnë produktet e pastrimit të shtëpisë në vit, do të shihni se ajo nuk është e vogël.
Kur buxheti juaj nuk është shumë i madh, ajo ç’ka mund të bëni me shumë zgjuarsi është të kurseni.
Dhe kursimi në produktet e pastrimit është një mënyrë e mirë nga ku mund të filloni. Kjo sepse ka shumë zëvendësues natyralë dhe jo të kushtueshëm si limoni, që mund të kryejnë më së miri punën.
Në vazhdim, AgroWeb.org ju njeh me disa nga gjërat që mund të pastroni me një limon, një opsion jo vetëm më i lirë, por edhe më miqësor ndaj mjedisit se sa produktet e zakonshme të pastrimit.
Sipërfaqet e drurit
Sipërfaqet prej druri, si tavolina, dyert apo dyshemeja, mund të pastrohen në mënyrë të përsosur duke përdorur limonin. Për këtë mjafton të përzieni lëngun e këtij agrumi me disa pika vaj ulliri.
Përpara se të aplikoni në çdo sipërfaqe druri, sigurohuni që kjo përzierje të mos ndikojë në strukturën ose ngjyrën e drurit.
Ju mund ta kontrolloni këtë duke aplikuar një sasi të vogël dhe duke përdorur një peshqir në një vend të fshehur në sipërfaqen që do të pastroni.
Për pastrimin e frigoriferit
Ka të paktën dy mënyra për të pastruar frigoriferin duke përdorur një limon.
Njëra është të shtrydhni disa limonë dhe ta lini lëngun në një enë në një cep të frigoriferit për të paktën një javë. Kjo do të ndihmojë në kontrollin e aromës së pakëndëshme.
Një tjetër mundësi është të shtrydhni lëngun e një ose dy limonëve dhe ta aplikoni në një peshqir, ose leckë, për të hequr njollat nga sipërfaqet, por dhe për eliminimin e aromave. Pas disa orësh do ta vini re menjëherë ndryshimin.
Për pastrimin e enëve të gatimit
Tenxheret dhe tiganët mund të pastrohen më së miri edhe me lëng limoni. Për këtë, ju duhet të ndani një limon dhe të fërkoni me njërën nga gjysmat e tij pjesën e jashtme ashtu edhe atë të brendhme të enëve prej inoksi.
Një alternativë po aq efektive është edhe vendosja e tyre në tiganin që do të pastrohet, ta mbushni me ujë dhe ta lini në zierje përafërsisht dhjetë minuta.
Do të vini re se si e gjithë yndyra do të shkrihet, gjë që do ta bëjë më të lehtë procesin e heqjes së të gjitha mbetjeve.
Për dritatet
Aciditeti i limonit është i shkëlqyer për të hequr njollat, papastërtitë dhe yndyrat.
Përdorimi i lëngut të limonit për pastrim jo vetëm që do t’ju kursejë para për produktet e pastrimit, por është gjithashtu i mirë për mjedisin dhe për shëndetin, sepse do të përdorni më pak kimikate të dëmshme.
Përgatitja e pastruesit të dritareve me bazë limoni është shumë e thjeshtë, pasi ju nevojitet vetëm një shishe sprej, dy lugë gjelle lëng limoni dhe një filxhan ujë i nxehtë.
Pastrimi i mikrovalës
Një nga gjërat që mund të pastroni me limon është mikrovala! Nëse vëreni se keni njolla yndyre që janë të vështira për t’u hequr, ju mund t’i eliminoni ato në vetëm pak minuta nëse përdorni dy lugë gjelle lëng limoni të përzier me ujë dhe uthull.
Përzieni një filxhan ujë me një filxhan uthull dhe dy lugë lëng limoni në një enë. Vendoseni në mikrovalë për dy minuta dhe kur të fillojë të avullojë, hiqni enën dhe fshijeni furrën tuaj të pastër. /AgroËeb.org