2.9k 0

Kompresat e Ftohta – Kur Duhet t’i Përdorni dhe si t’i Përgatisni

Kur përdoret siç duhet, kompresa e ftohtë mund të ndihmojë kundër dhembjeve, etheve apo enjtjeve.

Kompresat e ftohta vijnë në trajta dhe forma të ndryshme.

Ato ndihmojnë kundër plagëve të vogla, etheve, dhimbjeve të kokës, alergjive.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çdo lloj lëndimi i organizmit kërkon një kompresë të ndryshme.

Për shembull një qese me akull nuk rekomandohet të vendoset në zonën e syve, ndërkohë që një napë e ftohtë nuk ofron lehtësim të dhimbjeve të shkaktuar nga një lëndim serioz.

Përfitimet Që Vijnë Nga Kompresa E Ftohtë

Kompresa e ftohtë ndihmon në uljen e temperaturës në një pjesë të caktuar të trupit, dhimbjeve dhe enjtjeve.

Aplikimi i akullit në një plagë të caktuar pengon qarkullimin e gjakut në atë zonë, duke:

Ngadalësuar ose ndaluar gjakderdhjen

Zbutur enjtjen dhe larguar inflamacionin;

Parandaluar ose kufizuar nxirjet dhe njollat në lëkurë;

Pakësuar dhimbjen.

Si Të Përgatisni Kompresa Të Ftohta Në Shtëpi

Përveç produkteve të gatshme që gjenden në farmaci, njeriu mund të përgatisë vetë një kompresë të ftohtë në kushtet e shtëpisë.

Akulli është shpesh përbërësi kryesor i një komprese të ftohtë.

Kompresat E Ftohta Me Bazë Akulli

Mbushni një qese të pastër me akull, mbylleni mirë, mbështilleni me një napë të hollë dhe vendoseni mbi zonën e lënduar.

Kompresat E Ngrira

Merrni një peshqir ose një napë të lagur dhe futeni në një qese plastike të cilët duhet ta mbani në ngrirje deri sa të jetë e ngurtë.

AgroWeb.org sugjeron që, përpara aplikimit mbështilleni qesen me një napë tjetër të hollë e të thatë dhe vendoseni mbi plagë.

Kompresat Për Dhimbjet E Kokës Dhe Ethet

Në mungesë të akullit, njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kokës apo ethet mund të lagin një peshqir ose napë me ujë të ftohtë.

Më pas ato duhen futur në zonën e ngrirjes në frigorifer dhe të mbahen për disa minuta.

Pas ngrirjes, mund ta aplikoni në zonën e kokës ku dhemb apo në ballë në rast se keni temperaturë.

Kompresat kundër temperaturës mund të vendosen edhe në zonën e qafës ose kraharorit.

Rreziqet E Kompresave

Për të kufizuar problemet që vijnë nga kompresat e ftohta, përpiquni të:

Mos aplikoni kurrë akull direkt mbi lëkurë;

Mos përdorni kurrë një kompresë të ftohtë mbi një plagë të madhe;

Mos aplikoni kurrë akull mbi lëkurë për një kohë shumë të gjatë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.