Soda e Bukës është një nga përbërësit më të jashtëzakonshëm përsa i përket shumë përdorimeve të saj në gjithë shtëpinë.
Pasi të lexoni udhëzimet ndiqni në fund të artikullit një video të shkurtër, të përgatitur nga Agroweb.org mbi përdorimet e sodës në shtëpi.
Soda ka efekte mrekullibërëse përtej asaj që njohim të gjithë, duke nisur nga heqja e njollave tek bardhësia e rrobave, pastrimi i enëve të kuzhinës, pastrimi i mobiljeve apo sendeve të ndryshme në shtëpi e deri tek kujdesi për dhëmbët e higjena personale etj.
AgroWeb.org i’u liston më poshtë disa nga mënyrat e përdorimit të sodës së bukës në shtëpi.
Disa nga Metodat Efikase të Përdorimit të Sodës
- Pastë dhëmbësh në kushtet e shtëpisë
Përzieni pak sodë buke me vaj arre kokosi, vaj esencial menteje dhe me të mund të përgatisni një pastë dhëmbësh efikase kundër baktereve.
- Deodorant natyral
Përzieni sodën e bukës me niseshten e misrit dhe disa pika me vaj esencial livandoje dhe përdoreni pastën nën sqetulla.
- Eksfoliant
Soda e bukës largon qelizat e vdekura, shkatërron bakteret dhe e mban lëkurën të butë dhe të ushqyer.
- Kundër insekteve
Vendosni sodë buke në vendin ku insektet shfaqen më shpesh dhe shumë shpejt do të keni një ambient të çliruar nga insektet.
- Kundër aromave
Soda e bukës largon aromat e këqija në frigorifer dhe përçon shumë freski në të.
- Kundër njollave
Soda e bukës rekomandohet për heqjen e njollave dhe shkëlqimin e tenxhereve atëherë kur larësi ju lë në baltë.
- Kundër mushkonjave
Përzieni sodën e bukës me ujë dhe me të lyeni zonën ku ju kanë pickuar mushkonjat.
Më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.
- Pastrimi i tubave
Përdorni gjysëm filxhani me sodë buke dhe një filxhan me uthull.
Hidhni në lavaman një tenxhere me ujë të valuar dhe më pas salcën e uthullës dhe sodës së bukës.
Pas 30 minutash, lëshoni sërish ujë të nxehtë dhe tubat do të jenë të pastër./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje