4k 0

Si të Pastroni Mykun e Lavatriçes me dy Përberës

Të gjithë personat që kanë një lavatriçe në shtëpi me siguri një herë në jetë kanë përjetuar mykun që ajo zë gjatë përdorimit.

Myku është një masë që zakonisht krijohet në sipërfaqet e lagura dhe të mbyllura.

Pavarsisht kujdesit të tepruar që mund të tregoni sërisht paisjet tuaja mund të bëhen fare lehtë vatra mykoze.

Duke qënë nje hapërsirë e mbyllur dhe e lagësht lavartriçja është ambienti perfekt për krjimin e mykut.

Ky mund të kthehet në një problem të vërtëtë pasi shkakton aroma të këqija dhe mund të jetë toksik për trupin.

T’a eleminosh zakonisht është e vështirë dhe e lodhshme, por AgroWeb.org  ju tregon një mënyrë shumë natyrale se si mund të shpëtoni prej tij.

Vetëm me dy përbërës natyralë mund t’a largoni menjëherë mykun nga lavatriçja juaj.

Ndiqni hap pas hapi këshillat e AgroWeb.org për të hequr këtë problem nga shtëpia.

Përbërësit

  • 1 gotë uthull të bardhë
  • 1 lugë gjelle sodë buke

Si të veproni

AgroWeb.org ju këshillon që lavatriçja të jete e zbrazur gjatë realizimit të këtij pastrimi.

Hidhni uthullën dhe sodën e bukës tek vendi ku hidhni detergjentin e rrobave.

Ndizni lavatriçen tuaj dhe bëni një larje me 60 gradë me lavatriçen bosh për të paktën 15 minuta.

Më pas ndalojeni proçesin e larjes për një orë.

Pasi t’a keni mbaruar këtë proçedurë, vendoseni lavatriçen në opsionin për të përfunduar larjen.

Uthulla e mollës dhe soda e bukës kanë veti disinfektuese dhe shkrijnë toksinat.

Kjo mënyrë do të largojë mykun nga lavatriçja juaj dhe do të përmirësojë funksionimin e saj./AgroWeb.org