2.6k 0

3 Shenjat kur Bananet Janë Shumë të Pjekura – A Është e Sigurt t’i Konsumoni?

Duket se pothuajse çdo recetë për bukën me banane kërkon banane shumë të pjekura. E njëjta gjë për biskotat, petullat, kifletë, lëngjet dhe shumë receta të tjera të shijshme me banana.

Ndërsa bananet piqen, ato bëhen më të ëmbla dhe më aromatike, gjë që i bën ato më të shijshme dhe të shkëlqyera për receta të ëmbla. Ato janë perfekte për pjekje kur kanë njolla me ngjyrë kafe në të gjithë sipërfaqen e tyre.

Por sa të pjekura duhet të jetë në mënyrë që të konsiderohen të sigurta për konsum? A duhet t’i përdorni kur ato janë krejtësisht të zeza apo është më e sigurt t’i hidhni në koshin e plehrave? Për të zbuluar përgjigjet, AgroWeb.org ju fton të lexoni deri në fund këtë artikull.

A është e sigurt për t’i ngrënë dhe për të gatuar me bananet që janë shumë të pjekura?

Lajm i mirë është se bananet shumë të pjekura, edhe ato me një lëkurë krejtësisht të zezë, janë të sigurta për përdorim. Por kjo për sa kohë që në to nuk ka shenja të dushmke të mykut.

Ende nuk ka ndonjë studim që lidh sëmundjet e shkaktuara nga bananet që janë shumë të pjekura. Thënë kështu, nëse bananet tuaja janë të zeza dhe të buta, hapi juaj më i sigurt është t’i gatuani në vend që t’i hani. Ju mund t’i përfshni në një shumëllojshmëri recetash.

Sa më të pjekura të jenë bananet, aq më shumë lloje bakteresh mund të kenë. Edhe pse ato zakonisht nuk janë të dëmshme, ka raste që ato të shkaktojnë ndonjë shqetësim shëndetësor.

Për fat të mirë, nxehtësia vret çdo bakter patogjen që mund të ketë qenë i fshehur dhe të jetë shumëzuar në bananet e pjekura shumë. Prandaj gatimi konsuderohet si mënyra më e mirë për t’i vrarë ato.

3 shenja që tregojnë se është koha për t’i hedhur bananet

Nëse vëreni prani të mykut në banane, është koha t’i hidhni në koshin e plehrave. Vetë lëkura e zezë nuk është myk. Myku në banane është i bardhë, gri ose jeshil i turbullt, ngjason shumë si myku që krijohet në bukë. Nëse një banane ka erë të kalbur ose të fermentuar ose i rrjedh lëng, atëhere duhet ta flakni atë.

Nëse edhe fruti brenda është i zi, kjo është një shenjë se banania juaj nuk mund të konsumohet më. Bananet e zeza janë të sigurta për t’u konsumuar për sa kohë që nuk ka myk të dukshëm, nuk erë të kalbur ose fruti brenda nuk është i zi. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.