4.1k 0

Aparati Matës i Tensionit – 5 Këshilla që Duhet të Merrni Parasysh Para se ta Blini

Nëse keni shqetësime me presionin e gjakut dhe mjeku  ju ka sugjeruar të blini një matës për t’ju ndihmuar në gjurmimin e tij,  AgroWeb.org ka pesë këshilla të cilat duhet të merrni parasysh përpara se ta blini këtë paisje.

Madhësia e fashës

Madhësia e fashës që lidhet në krah është veçoria më e rëndësishme që duhet të kini parasysh kur blini një matës të presionit të gjakut.

Një fashë që nuk përshtatet siç duhet në krah mund të japë një lexim të pasaktë.

  • Ekspertët rekomandojnë këto madhësi:

Për të rinjtë: perimetri këshillohet nga 22 deri në 26 centimetra

Të rriturit: 27 deri në 34 centimetra

Të moshuarit: 35 deri në 44 centimetra

Merrni në konsideratë një matës automatik

Shumë ekspertë rekomandojnë të zgjidhni një matës automatik dhe të shmangni ato që kanë një stetoskop, për një lexim më të saktë.

Shmangni aplikacionet inteligjente

Ekzisotjnë dhjetëra aplikacione për matjen e presionit të gjakut në telefonin tuaj inteligjent.

Por këto mënyra nuk funksionojnë, ato janë të pasakta dhe nuk janë të testuara në mënyrë rigoroze, ndaj më e mira është t’i shmangni ato.

Kontrolloni për saktësinë e matjes

Shumica e matësave që gjenden në një farmaci janë mira dhe jetëgjatësia e tyre shkon rreth dy ose tre vjet.

Megjithatë për më shumë siguri, ju mund ta çoni në zyrën e mjekut tuaj dhe ta krahasoni me matësin profesional.

Bëni tre matje

Ekziston një metodë që mund të merrni parasysh nëse dëshironi të keni sa më tepër saktësi.

Mateni presionin e gjakut tre herë rresht me tre pushime të ndërmjetme nga 30 deri në 60 sekonda.

Kjo është e dobishme sepse ju jep një mesatare të përafërt, e cila mund të pasqyrojë më me saktësi presionin tuaj të gjakut sesa vetëm një matje. /AgroWeb.org