Kur Valter Kalori nisi të bënte planin e tij të biznesit kishte në mendje dicka të vogël.
Por dy vjet më pas, Kalori e gjen veten me 2 hektarë të mbjellë me brokol.
Në fermën e tij në Divjakë, punëtorët nxitojnë të vjelin brokolin e freskët nga fusha, që pastrohet dhe bëhet gati për të dalë në treg.
Por sigurisht që për Kalorin ashtu si dhe për shumë fermerë të tjerë në Divjakë (zonë që njihet për kultivimin e brokolit) ky perim ka dhe shumë sfida.
“Ka dhe shumë madje. E para që nuk është se konsumohet nga shumë njerëz.
Pastaj është pjesa e eksperimentimin derisa të gjesh farën e duhur që të kesh dhe cilësinë e lartë”, thotë Kalori për AgroWeb.org.
Në Divjakë janë të shumtë ata që ka nisur të kultivojnë brokolin.
Kërkesat në rritje për të këtë produkt kanë bërë që dhe prodhimi të rritët dhe shqiptarët të mësohen ta duan akoma më shumë brokolin.
Madje sipas gojëdhënave, arbëreshët ose të parët shqiptarët të Italisë së Jugut kanë qenë kultivuesit më të flaktë të brokolit në Itali edhe pse Shqiptarët në Shqipëri e kanë zbuluar brokolin pas viteve 1990.
Arsyet për ta dashur këtë perime të gjelbër dhe plot vlera shëndetësore dhe ushqimore janë të panumërta por AgroWe.org i ka përmbledhur për ju.
Vlerat e Brokolit
Nëse dëshiron të marrësh një dozë të mirë vitaminë C, por nuk të pëlqejnë frutat, atëherë ha brokoli.
Perimja është e pasur me vitaminën e nevojshme. Një filxhan çaji me brokoli të grirë përmban të njëjtën sasi vitaminash si portokalli duke e bërë atë një antioksidant të mirëfilltë.
Brokoli është gjithashtu i pasur me vitaminën D dhe A, e rëndësishme në luftën kundër radikaleve tzë lira, por edhe vitaminën K.
Me këtë përmbajtje të lartë vitaminash, kalciumi, kaliumi dhe hekuri, brokoli mbron shëndetin e syve, lëkurën, lufton gurët në fshikëzën e urinës dhe mban dhëmbët dhe kockat të shëndetshme.
Brokoli ka një përbërës magjik që është më i efektshëm se sa të gjithë antibiotikët e tjerë kundër bakterit që shkakton ulçerën./AgroWeb.org