1.8k 0

Çfarë Është Krishtlindja dhe pse Festohet?

Data 25 dhjetor njihet si dita e lindjes së Jezu Krishtit, udhëheqësit shpirtëror dhe themeluesi i krishtërimit.

Lindja e të cilit është arsyeja pse shumë njerëz në mbarë botën festojnë Krishtlindjen.

Në fakt në bibël nuk thuhet se kur lindi ai dhe sipas të dhënave që ekzistojnë si për shembull barinjtë që ruajnë kopetë e tyre jashtë, lënë të kuptohet se lindja e Jezu Krishtit mund të ketë qenë në pranverë.

Vetëm tre shekuj e gjysmë pas lindjes së Krishtit, data 25 dhjetor u zgjodh për të festuar ditëlindjen e tij.

Papa Julius I zgjodhi këtë datë në vitin 350 pas Krishtit dhe ajo u zyrtarizua në vitin 529 pas Krishtit, kur perandori romak Justiniani shpalli Krishtlindjen si festë qytetare.

Data nuk ishte një zgjedhje e rastësishme. Shumë historianë besojnë se Papa dhe Perandori e pëlqyen këtë datë, sepse ajo përkonte me festat pagane që festonin solsticin e dimrit, i cili daton prej shekujsh.

Solstici dimëror ndodh më 21 ose 22 dhjetor, në varësi të vitit.

Kombinimi i Krishtlindjeve me këto festime të lashta i lejoi kishës të ruante traditën e festave dimërore, ndërkohë që rifokusonte festën në fenë “e re” të krishterimit.

Zgjedhja e një date afër ditës më të shkurtër të vitit mund të ketë qenë gjithashtu simbolike.

Sipas një teorie tjetër, çdo ditë pas kësaj dite dielli fillon e bëhet gjithnjë e më i ndritshëm, njëlloj si fëmija i Krishtit që nga foshnjë u rrit e u bë një njeri i pavdekshëm.

Çfarë do të thotë fjala Krishtlindje?

Një hap i madh në riemërtimin e festës së vjetër ishte t’i jepej një emër i ri fetar.

Në fakt, fjala Krishtlindje vjen nga “Cristes maesse” që do të thotë “Mesha e Krishtit”.

Ajo i referohet traditës katolike të mbajtjes së një ceremonie të veçantë masive për të festuar lindjen e Jezusit.

Si filloi kjo festë?

Sot Krishtlindja është një festë fetare dhe kulturore, e përqendruar rreth lindjes së Jezusit dhe që festohet në të gjithë botën.

Megjithatë festimet e hershme të krishtera përqendroheshin kryesisht në kryqëzimin dhe ringjalljen e tij, kështu që Pashka ishte festa e rëndësishme për të krishterët.

Por kur kisha u bë shumë herë më e madhe dhe kishte më shumë ndikim, udhëheqësit fetarë dhe politikë donin një mënyrë për t’i bërë festat e krishtera më të njohura.

Kombinimi i Krishtlindjeve me solsticin dimëror edhe nëse do të thoshte t’i jepte Jezusit një datëlindje që nuk i takonte, siç u përmend më lart, ishte zgjidhja.

Ndërsa krishterimi u përhap në të gjithë globin, kështu u përhapën edhe festat e krishtera, përfshirë Krishtlindjen.

Ajo u festua në mënyra të ndryshme pasi kultura të ndryshme e përshtatën atë me nevojat e tyre specifike./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.