Aftësia për përzgjedhjen e këpucës cilësore dhe me stil mund të krahasohet me talentin e një artisti.
Përzgjedhja e këpucës bëhet duke:
- Pasur një ide të qartë për atë çfarë po kërkon
- Pasur një vullnet të fortë për të mos blerë këpucë bazuar vetëm tek bukura.
Këshillat e Duhura Për Blerjen e Këpucëve
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të lexoni për gjërat që duhet të keni parasysh përpara blerjes së një palë këpucëve ose sandaleve të reja.
Forma
Kur të shikoni një palë këpucë të reja në vitrinë sigurohuni që pjesa e majës dhe thembrës por edhe taka ruajnë formën. Kapini me dorë dhe lëshojini për të parë nëse forma qëndron e njëjtë.
Taka duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme sepse një takë delikate do të prishet shpejt.
Numri
Besojeni ose jo, shumë njerëz kanë një këmbë më të madhe se tjetra.
Për rrjedhojë, duhet të provoni gjithmonë numrin e këpucës që i përshtatet këmbës tuaj të madhe.
Pasi të keni provuar disa, zgjidhni ato që ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Qëndrueshmëria
Ky është një nga aspektet më të rëndësishme të blerjes së një këpuce të re.
Nëse po blini këpucë me taka të larta, përpiquni të ushtroni pak presion në pjesën e shputës.
Në disa raste, një presion i tillë do të shtyjë takën mbrapa, që do të thotë se këpuca nuk vlen asnjë qindarkë.
Fleksibiliteti i Shuallit
Merrni njërën këpucë dhe përpiquni të dalloni fleksibilitetin e shuallit të saj.
Nëse këpuca nuk është fleksibël mjaftueshëm atëherë ajo do t’ju lodhë këmbët dhe trupin.
Mos Blini Këpucë Të Ngushta
Këpucët e ngushta krijojnë probleme me qarkullimin e gjakut dhe funksionet e muskujve.
Për pasojë, sigurohuni mirë që këpucët janë të rehatshme, rrinë mirë dhe nuk shtrëngojnë.
Këpucët Duhen Blerë Pasdite
Kur ditës po i vjen fundi, këmbët e njeriut janë disi të enjtura.
Kjo do të thotë se këpucët që ju rrinin për bukuri në mëngjes, pasdite ju shtrëngojnë.
Më mirë të zgjidhni këpucë që janë të rehatshme gjatë gjithë ditës.
Nëse blini këpucë pasdite do të keni mundësi të bëni një blerje të zgjuar.
Nëse blini në mëngjes, këpucët do ju shtrëngojnë dhe ecja do të bëhet e mundimshme. /AgroWeb.org