2.4k 0

Mënyra e Duhur e Ngrirjes dhe Shkrirjes së Mishit të Grirë

Mishi i grirë është baza e shumë recetave të gatimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Amvisat shqiptare e përdorin atë për qoftet fantastike, fërgesa, sarmën e lakrës apo byrekun.

Zakonisht mishi blihet në sasi të konsiderueshme dhe më pas ruhet në frigorifer për përdorim të mëvonshëm.

Ai duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që të mos dëmtohet cilësia e tij.

Mënyra e Duhur e Ngrirjes Dhe Shkrirjes së Mishit të Grirë

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se mishi i grirë duhet futur nëpër qese plastike që mbyllen me zingjir.

Mbushini qeset me mish dhe më pas sheshojeni mishin duke përdorur petësin.

Në këtë mënyrë do të eliminoni sa më shumë ajër nga qeset e mishit.

Ky i fundit mund të ndikojë ndjeshëm tek cilësia e mishit dhe ta përthajë atë.

Sa i përket shkrirjes së mishit, ekspertët e AgroWeb.org thonë se mund të zgjidhni mes alternativave të mëposhtme.

Në mikrovalë, qesja me mish shkrihet në më pak se pesë minuta.

Nëse keni më shumë kohë, ju mund ta transferoni qesen me mish nga ngrirja në frigorifer për mbi dy orë.

Një mënyrë tjetër e shkrirjes që përdoret rëndom nga amvisat shqiptare është ajo e vendosjes së qeses së mishit të grirë në një tas të mbushur me ujë ambienti.

Në këtë mënyrë, mishi do të shkrihet siç duhet, pa u nxituar dhe në mënyrë natyrale.

Receta Gatimi Me Mish Të Grirë 

Mishin e grirë mund ta përdorni në shumë receta gatimi, siç e thamë më lart.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë përdorimin e mishit të grirë për mbushjen e piteve por edhe për lazanja ose musaka me patëllxhan.

Mishi i grirë është element i rëndësishëm për natën e Vitit të Ri sepse është baza e qofteve të shijshme të garniturës.

Këtu do të gjeni një recetë fantastike, tipike e traditës shqiptare së përgatitjes së qofteve./AgroWeb.org