5.1k 0

Mënyrat më Efikase Natyrale për të Mbajtur Merimangat Larg Shtëpisë

Merimangat janë insekte që ngjallin frikë dhe në disa raste neveri.

Ndonëse disa merimanga nuk janë të dëmshme, madje ato e pastrojnë shtëpinë nga insekte të tjera, sërish ato nuk janë të mirëpritura.

E megjithatë,shumë merimanga e gjejnë rrugën dhe arrijnë të futen në ambientet e mbyllura të shtëpisë.

Në këto raste, njeriu mundet të përdorë solucione kimike që jo vetëm zhdukin merimangat por edhe shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut dhe në mjedis.

Për fat të mirë, njeriu mund të shfrytëzojë disa zgjidhje krejt natyrale për të larguar sa më parë merimangat nga shtëpia, të cilat AgroWeb.org i liston më poshtë.

Solucioni Krejt Natyral Kundër Merimangave

Amvisat mund të përgatisin vetë një solucion krejt natyral kundër merimangave.

AgroWeb.org ju udhëzon të përzieni një litër ujë, tre pika vaj esencial nenexhiku, 3 pika vaj esencial lavande dhe një lugë gjelle me uthull molle.

Përziejini në një shishe spërkatëse dhe më pas përdoreni në të çarat e mureve, parvazin e dritares, pragun e derës dhe vende të tjera nga ku merimangat mund të futen në shtëpi.

Spërkasni shtëpinë me këtë solucion një herë në javë.

Lëkurat e Portokallit

Merimangat dhe shumë insekte të tjera nuk e honepsin dot aromën e agrumeve.

Për këtë arsye mund të përdorni lëkurat e portokalleve apo çdo agrume tjetër dhe vendosini në një tenxhere me ujë të valuar.

Lërini të qëndrojnë gjithë natën dhe më pas hidhni disa pika vaj nenexhiku.

Kullojeni ujin dhe futeni në një shishe spërkatëse të cilën duhet ta përdorni në të gjithë cepat e shtëpisë.

Vaji Esencial i Nenexhikut

Merimangat, mushkojnjat e insekte të tjerë e urrejnë aromën freskuese të mentes dhe nenexhikut.

Ekspozimi i këtyre insekteve ndaj solucioneve që kanë në përbërjen e tij këtë vaj esencial, i ngordh ato brenda 24 orëve.

Ju mund të lyeni cepat e shtëpisë me vaj nenexhiku duke përdorur një copë pambuku për aplikim ose ta tresni në ujë dhe ta hidhni në shishe spërkatëse.

Uthulla E Bardhë

Uthulla e bardhë është acidike ndaj bëhet efikase kundër merimangave.

Përzieni një gotë me ujë me një gotë uthull të bardhë.

Hidheni tretësirën në një shishe spërkatëse dhe përdoreni në shtëpi.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz aromatike mirëbërëse shërben edhe për të mbajtur larg merimangat.

AgroWeb.org ju udhëzon të përzieni dy lugë gjelle me shafran dhe ujë dhe aplikojeni me pambuk në cepat problematikë të shtëpisë, por kurrë nëpër mure, dysheme apo mobilje.

Qepa

Prijeni qepën në copa dhe vendoseni në një tas me ujë.

Tasin vendoseni në vendhyrjet e merimangave dhe ato do të qëndrojnë larg.

Eukalipti

Eukalipti ka një aromë menteje që i zbraps merimangat.

Kjo bimë është shumë e mirë për tu mbajtur në shtëpi dhe mban insektet larg.

Kanella

Spërkateni shtëpinë me pak kanellë pluhur.

Jo vetëm që ambientet tuaja do të mbajnë aromë të mirë por edhe do të jenë të mbrojtur nga merimangat.

Pastrimi

Higjena dhe pastërtia janë thelbësore për një shtëpi pa merimanga.

Merrni pluhurat, përdorni fshesën me korent dhe lajini të gjitha sipërfaqet me ujë të bollshëm dhe sapun.

Shtëpia është e juaja dhe nuk duhet të zëjë merimanga./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.