nga AgroWeb më 29 July, 2021

3 Ushqime Të Shëndetshme Me Të Cilat Duhet Të Tregoni Kujdes

Kur bëhet fjalë për ushqime të shëndetshme, ekziston mendimi se sa më shumë të konsumoni prej tyre aq më mirë, por ky nuk është gjithmonë rasti. Ka shumë ushqime të shëndetshme që bëjnë mrekulli për shëndetin, e megjithatë duhet të tregoni kujdes për mënyrën dhe sasinë që konsumoni. AgroWeb.org ju njeh me katër ushqimet më […]

nga AgroWeb më 2 July, 2021

Kurat e Shpejta Dhe Të Shëndetshme Për Pastrimin e Mëlçisë

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ajo luan shumë role thelbësore në organizëm si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe tretja Mëlçia është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi, por ajo ka nevojë të pastrohet rregullisht. Në këtë artikull të AgroWeb.org do […]

nga AgroWeb më 2 July, 2021

Dhimbjet Muskulare – Kura Natyrale Që Funksionon

Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe aspak të këndshme. Fundja, asnjë dhimbje nuk është e tillë. Por në rastin e muskujve dhe gjymtyrëve, dhimbja është aq e mprehtë sa të drobit dhe të heq lirinë e lëvizjes. Dhimbjet muskulare shfaqen në çdo stinë, por gjatë dimrit janë më të shpeshta.  A ka […]

nga AgroWeb më 29 June, 2021

Antibiotikët Natyralë Që Shkatërrojnë Infeksionet Pa Efekte Anësore

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë. I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut. Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja. Lexoni më poshtë […]

nga AgroWeb më 11 June, 2021

Çdo Ditë – Kanellë me Mjaltë për Organizëm të Fortë dhe Trup në Formë

Kombinimi i mjaltit me kanellën është ideal për rënien në peshë. Kjo erëz e ëmbël dhe mjalti lehtësojnë djegien e yndyrnave, veçanërisht në zonën e belit. Dhjamosja e tij rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve me tretjen. Ndonëse eliminimi i dhjamit në zonën e barkut dhe belit është e vështirë, mjalti me […]

nga AgroWeb më 8 June, 2021

Cilat Janë Ushqimet E Duhura Që Djegin Yndyrnat Në Trup

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur. Ajo arrihet jo nëpërmjet regjimeve drastike por nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme që djegin yndyrnat. Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën me ushqimet e duhura që do t’ju ndihmojnë për një trup në formë. Kosi Kosi është i pasur me proteina dhe […]

nga AgroWeb më 13 April, 2021

Ushqimet E Mira Dhe Të Këqija Për Diabetikët

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2 ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri jeni informuar se pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat janë armiqtë e shëndetit. Ngrënia e shumë sheqernave të përpunuar mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës. Të dyja këto dëmtojnë rëndë veshkat, sytë, nervat dhe zemrën. […]

nga AgroWeb më 9 April, 2021

Çaji që Sjell Gjumin e Ëmbël dhe Zgjon Ëndrrat e Mira

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, stresuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj. Me siguri aty do të gjeni përbërësit e duhur për përgatitjen e një çaji fantastik shlodhës për mendjen e shpirtin. I përgatitur me lëkura të thata argrumesh, […]

nga AgroWeb më 8 April, 2021

Çaji i Dafinës Me Kanellë Për Rënien e Shëndetshme Nga Pesha

Ka raste që pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik, njeriu e ka në dukje të pamundur të humbasë kilogramët e tepërt. Në raste të tilla vijnë në ndihmë kurat tërësisht bimore që nuk e dëmtojnë organizmin. Një shembull i këtyre kurave gjendet tek çaji i dafinës me kanellë, që sipas ekspertëve të AgroWeb.org ofron […]

nga AgroWeb më 2 April, 2021

Limon me Kanellë – Për Kyçet, Kollën, Imunitetin

Limoni dhe kanella mund të tingëllojnë një kombinim i pazakontë por në aspekt vlerash ‘bashkëjetesa’ e tyre në një kurë të vetme vjen natyrshëm. Limoni është i famshëm për aftësitë detoksifikuese, forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes, heqjen e njollave dhe rënien në peshë. Kanella është e njohur për vlerat kundër mikrobeve, mbajtjen nën kontroll […]

nga AgroWeb më 30 March, 2021

Ujë me Kanellë në Mëngjes për Shëndetin e Mirë të Organizmit

Me aromën dhe delikatesën e saj, kanella është një erëz fisnike me një rol të pazëvendësueshëm në kuzhinë dhe në trajtimet mjekësore apo ato të bukurisë. Kjo erëz në formën e pluhurit është përdorur gjerësisht në trajtimet kundër problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, organeve riprodhuese dhe tretjen. Uji me kanellë mund t’ju shoqërojë mjaft mirë […]

nga AgroWeb më 22 March, 2021

Si Ndikon Konsumi i Kanellës Në Shëndetin e Veshkave?

Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat. Ajo besohet të pakësojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të problemeve të tjera të përgjithshme. Si Ndikon Konsumi i Kanellës Në Shëndetin e […]

nga AgroWeb më 1 March, 2021

Kurat Natyrale Për Qarkullim Më Të Mirë Të Gjakut dhe Kundër Trombozës

Sipas ekspertëve, mpiksja e gjakut në vena e njohur ndryshe si trombozë ka një ndikim negativ në të gjithë organizmin. Mpiksja e gjakut mund të shkaktojë ishemi dhe arrest kardiak, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org Akumulimi i tepërt i rruazave të kuqe të gjakut në një vend të vetëm shkaktohet nga anemia, sëmundjet […]

nga AgroWeb më 18 February, 2021

Uthulla e Ngrohtë e Mollës me Kanellë, Pija e Shijshme e Mbrëmjes

Këto ditë të ftohta kërkojnë receta interesante që shkojnë përtej atyre që jemi mësuar të përgatisim çdo vit. E tillë është edhe receta e uthullës së ngrohtë të mollës, e cila përgatitet shumë lehtë dhe shpejt. Nuk e keni lexuar gabim. Me uthull molle mund të përgatitet një pije e ngrohtë, e shijshme dhe befasuese. […]

nga AgroWeb më 25 January, 2021

Farat E Karafilit – Përdorimet Kundër Rrudhave Dhe Për Shëndet Të Mirë

Aroma e ëmbël dhe pikante e farave të karafilit e bën këtë të fundit një nga katër erëzat e rralla dhe më të vlefshme për njerëzimin. Ky grupim përfshin edhe kanellën, specin djegës dhe lajthinë. Farave të karafilit iu thuren lavde jo vetëm për vlerat medicinale por edhe për përdorimet shtëpiake dhe ato të bukurisë. […]

nga AgroWeb më 18 January, 2021

Përse Duhet Ta Pini Kafen e Mëngjesit Me Kanellë

Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit. Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe. Kanella thuhet të ketë qenë erëza e preferuar e mbretërve dhe perëndive ndaj roli i saj në shëndet […]

nga AgroWeb më 14 January, 2021

Bimët Mjekësore Më Të Mira Për Shëndetin E Trurit Dhe Gjithë Organizmit

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave. Kur njeriu zgjohet nga gjumi, truri i tij arrin të prodhojë mjaftueshëm elektricitet sa të ndezë një llampë të vogël. Truri është organi me përmbajten më të madhe yndyrore që arrin deri në 60 %. Kjo është […]

nga AgroWeb më 19 December, 2020

Si Të Humbisni Peshë Në Dy Javë Me Mënyra Krejt Natyrale

Shtimi në peshë është tepër i lehtë, por rënia prej saj vështirësohet gjithnjë e më shumë, sidomos pas një moshe të caktuar. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për trajtime natyrale të cilat mund t’i bëni në shtëpi dhe ju ndihmojnë të humbisni në peshë në dy javë. Zgjidhni një nga metodat që […]

nga AgroWeb më 16 December, 2020

Kura me Kanellë Kundër Diabetit – Si e Mban nën Kontroll Sheqerin në Gjak

Kanella është një erëz e shkëlqyer për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët. Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (sa më e madhe të jetë ndjeshmëria ndaj insulinës, aq më pak sasi insulinë kërkon trupi), pengon luhatjet e glukozës në gjak. Kanella bëhet kështu një […]

nga AgroWeb më 25 November, 2020

Si të Trajtoni Rrudhat Thjeshtë me Metodën e Kanellës dhe Mjaltit

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët. Kjo erëz rekomandohet gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor. AgroWeb.org ju sjell më poshtë trajtimin natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar […]