2.3k 0

Përdorimet Interesante të Sapunit të Enëve Jashtë Kuzhinës

Sapuni i lëngshëm i enëve është ndër solucionet më të përdorura pa të cilën një amvisë nuk bën dot.

Ky larës ama nuk përdoret vetëm për enët, siç do ta mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

Larjen e Dyshemesë

Sapuni i lëngshëm me të cilin lajmë enët mund të përdoret edhe për larjen e dyshemesë, përfshirë sipërfaqet e mermerta.

Mjafton të hidhni disa pika në kovën e dyshemesë dhe të bëni një pastrim rrënjësor të saj.

Pas larjes sigurohuni që të shpëlani dyshemenë mirë sepse sapuni mund të bëjë shumë shkumë.

Pastrimi i Bizhuterive

Sapunin e lëngshëm të enëve mund ta përdorni për të pastruar bizhuteritë dhe për tu dhënë shkëlqim.

Futini bizhutë në një enë të vogël, hidhni ujë të gazuar, dy pika sapun të lëngshëm dhe prisni pesë minuta.

Më pas fërkojini bizhuteritë me furçë dhe hiqni të gjitha njollat.

Pastrimi i Furçës së Flokëve

Krëhëri dhe furça e flokëve mbushet shumë shpejt me papastërti.

Ato duhen pastruar rregullisht dhe për këtë mund të përdorni sapunin e lëngshëm.

Përzieni një lugë çaji dhe një filxhan me ujë të nxehtë dhe lërini krëhërin dhe furçën në të për gjithë natën.

Të nesërmen shpëlajini si zakonisht.

Si Të Përgatisni Vetë Në Shtëpi Larësin e Lëngshëm

Mënyrat për përgatitje e një lëngu të tillë pastrues janë të larmishme, por AgroËeb.org do ju tregojë më të thjeshtën.

Për përgatitjen e një larësi bazik ju nevojiten:

  • 9 gramë sapun të thjeshtë të grirë imët.
  • 470 ml ujë
  • 1-2 lugë gjelle uthull të bardhë.

Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni ujin dhe grimcat e sapunit.

Përzieni me lugë druri derisa grimcat e sapunit të shkrihen plotësisht për 10 deri në 15 minuta.

Kur sapuni të shkrijë, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 5-10 minuta.

Më pas, shtoni 1 deri në 2 lugë uthull të bardhë dhe përziejeni mirë.

Uthullën mund ta zëvendësoni me lëng të freskët limoni.

Si limoni ashtu edhe uthulla janë shumë të mira për heqjen e njollave të yndyrës.

Sasia e uthullës në këtë recetë varet nga trashësia e lëngut të sapunit.

Nëse lëngu është shumë i trashë, shtoni dy lugë uthulle dhe nëse lëngu është shumë i hollë, shtoni vetëm një lugë gjelle uthull.

Pasi solucioni pastrues të jetë ftohur plotësisht hidheni me një hinkë në një shishe spërkatëse ose enën e sapunit të lëngshëm. /AgroWeb.org