3.2k 0

Si të Dalloni kur Ushqimet në Restorant nuk Janë të Freskëta

A është e freskët? Kjo është pyetja që i bëhet më shpesh një kamarieri në një restorant.

Përgjigjia është padyshim ‘po’, por asnjëherë nuk mund ta dini sa e sinqertë është ajo.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për mënyrat se si mund të dalloni nëse ushqimi i servirur është i çastit apo gatuar më herët.

Restorantet përgatisin salca, lëngje për supa, mishra të marinuar apo mish pule të skuqur për ta përdorur në një ditë apo vakt të mëvonshëm.

E vërteta është se nuk ka përse të jesh një shef kuzhine që të dallosh nëse një ushqim është gatuar në çast apo është i përgatitur shumë më herët.

Kuzhinierët në restorante janë shumë të zotë për ta bërë një pjatë të duket sa më e freskët, megjithatë, nëse jeni të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave, do të kuptoni shumë gjëra rreth ushqimit.

Shenjat Kur Një Ushqim Është Gatuar Më Herët

Nëse ushqimi  përgatitet për vetëm 10 minuta

Nëse shija e ushqimit është totalisht e njëjtë sa herë që e konsumoni në këtë restorant

Nëse restoranti në fjalë nuk ka një shef të mirëfilltë,

Nëse kamarieri nuk është i sigurtë nëse një ushqim që kërkoni mund të gatuhet apo jo

Si Të Porosisni Ushqimet Më Të Freskëta

Zgjidhni Ushqime Që Gatuhen Lehtë

Në vend të puresë së patates mund të zgjidhni një patate të pjekur me gjalpë.

Në vend të supës me perime mund të porosisni një sallatë fshati ku e dalloni freskinë

Mos Hani Shpesh Nëpër Restorante

Rregulli i artë, rekomanduar edhe nga AgroWeb.org, është që të mos shkoni në restorante më shumë se 1 apo 2 herë në javë.

Gjithashtu është e udhës që të kufizoni racionet sepse në restorante konsumoni më shumë ushqim.

Diçka tjetër që duhet të keni parasysh është që në shumicën e rasteve, restorantet nuk porosisin ushqime të plota direkt nga fermat.

Zakonisht janë shpërndarësit e ushqimeve që sjellin përbërësit.

Kjo përkthehet në shumë ushqime të përpunuara, të ngrira apo të paketuara./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.