Petka me Pulë dhe Gjalpë – Mënyra e Saktë e Përgatitjes me Shijen më të Mirë

3.2k 0

Të shijshme dhe të mrekullueshme për një vakt tipik tradicional dreke dhe darke.

Petkat janë ndër zahiretë më fantastike të kuzhinës shqiptare. Të thjeshta për t’u përgatitur dhe fantastike për t’u kombinuar në mënyra të ndryshme gatimi.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e petkave në shtëpi si dhe një recetë fantastike të kombinimit të tyre me mishin e pulës.

Përgatitja e Petkave në Shtëpi

Përbërësit

  • 1 kg miell
  • 5 vezë
  • 1 filxhan kafeje qumësht
  • 1 filxhan kafeje ujë
  • kripë

Përgatitja

Përzijeni vezët, me ujin dhe qumështin duke shtuar pak kripë dhe 4 filxhanët me miell, punojeni derisa sa të dalë brumë i fortë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta punoni derisa sipërfaqja e brumit të jetë e lëmuar.

Hidhni pak vaj ulliri në një tavë dhe lyejeni plotësisht e më pas vendosni aty brumin.

Lëreni brumin për 15-20 minuta në tavë në mënyrë që të pushojë.

Pasi të kenë kaluar minutat e nevojitura, lyejeni brumin me vaj ulliri.

Ndajeni brumin në kuleçë të vegjël dhe hapni petë me anë të petësit.

Vendosini petët në një dhomë të ajrosur mirë për dy ditë në mënyrë që të thahen.

Kur të thahen petët pritini në copa me gjerësi 1 cm dhe lërini të thahen dhe për dy ditë të tjera.

Pulë me Petka

Përbërësit

  • 1 pulë
  • 1 litër lëng pule
  • 500 gr petka
  • 1 qepë e prerë hollë
  • 2-3 lugë gjelle me gjalpë
  • Kripë

Përgatitja

Në një tenxhere vendosni pulën me ujin për të zierë.

Hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës dhe lëreni të ziejë.

AgroWeb.org ju këshillon që me një pirun të provoni nëse mishi i pulës është zbutur.

Nëse po, atëherë largojeni nga tenxherja dhe vendoseni në një pjatë.

Ndërkohë merrni një tigan dhe vendoseni në zjarr.

Aty hidhni gjalpin dhe qepën e prerë hollë dhe skuqini derisa qepa jetë bërë transparente, shtoni pak nga lëngu i pulës dhe lëreni derisa qepa të zbutet plotësisht.

Gjatë kësaj kohe prisni pulën në copëza të vogla dhe hidheni tek qepa duke e kaurdisur pak.

Në lëngun e mishit të pulës shtoni dhe pak ujë nëse duhet dhe lëreni derisa të vlojë.

Në tenxhere ku keni zierë ujin shtoni petkat dhe lërini përreth 10 minuta.

Kur të jenë gati largojini nga uji duke i kulluar dhe hidhini në një tavë.

Sipër petkave shtojini mishin e pulës të gatuar me gjalpë e qepë dhe nëse dëshironi mund t’i fusni në furrë derisa lagështia e tepërt të ketë avulluar.

Më pas mjafton t’i servirni të ngrohta e t’i shijoni me të afërmit tuaj. /AgroWeb.org