1.9k 0

Si të Pastroni Shtëpinë dhe të Largoni Alergjitë Fare Lehtë

Shtëpia apo ambienti i punës ka një ndikim të fortë në mirëqenien fizike dhe mendore të njeriut.

Studimet tregojnë se dhomat me hapësirë dhe ndriçim natyral përmirësojnë shëndetin e njerëzve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Këto vende kanë potencialin të nxisin ose të shuajnë stresin, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë tek jetëgjatësia dhe shëndeti.

Shtëpia ka potencialin të kthehet në një burim bakteresh, pluhurash e alergenësh që shkaktojnë probleme shëndetësore.

Le të marrim rastin e alergjive.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, sidomos ato ndaj pluhurit, kanë nevojë për një higjenë të jashtëzakonshme në shtëpi.

Udhërrëfyesi Bazë Për Një Shtëpi Që Nuk Të Shkakton Alergji

Në shtëpitë tona gjenden shumë grimca kimikatesh që vijnë nga çdo gjë që blejmë.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë shumë probleme auto-imunitare tek disa njerëz.

Ekspertët thonë se pasja e një shtëpie jo-alergjike është një stil revolucionar jetese dhe kërkon daljen nga kornizat e mobilimit të shtëpisë.

Hiqni Tapiceritë

Po, e lexuat saktë. Perdet, qilimat, tapetet, rrugicat e çdo copë a rreckë e panevojshme është kurth për pluhurat.

Këto janë një kombinim i pisllëkut, qelizave të vdekura të lëkurës dhe baktereve.

Nëse ju keni shumë rraqe e rrangulla në shtëpi, atëherë keni krijuar strehën më të mirë për pluhurat.

Heqja dorë nga tapiceritë do të pakësojë ndjeshëm depozitat e pluhurit në shtëpinë tuaj.

Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përdorni fshesën me vakum rregullisht, jo vetëm në dysheme por edhe në parket.

Sa i përket këtyre të fundit, zgjidhni gjithmonë dru të vërtetë, sepse çdo lloj apo material tjetër çliron në ajër gazra toksikë.

Materialet e ndërtimit, duhani, freskuesit e ajrit, solucionet e pastrimit, aromatizuesit e ambientit e shumë syresh çlirojnë në ajër kimikate të dëmshme për shëndetin.

Aromatizues dhe pastrues ajri nuk duhen përdorur. Solucionet e pastrimit duhet të qëndrojnë në një ambient të veçuar dhe vetëm kështu do të mund të keni një shtëpi krejt pa toksina.

Një gjë e tillë është revolucionare për disa dhe e pamundur, në mos luksoze, për shumë të tjerë.  /AgroWeb.org