2.5k 0

Si të Zgjidhni Domatet më të Mira dhe t’i Ruani për më Gjatë

Si të zgjidhni dhe të ruani domatet në mënyrë që të zgjasin sa më gjatë, është një pyetje që shpesh mund t’ja bëni vetes nëse ende nuk keni zbuluar mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.

Tani që vera ka mbërritur dhe tregjet dhe marketet me ushqime janë të mbushura me prodhime të freskëta verore përfshirë edhe domatet, është koha që të mësoni se si t’i zgjidhni dhe ruani domatet. Ndiqni më moshtë disa këshilla të vlefshme nga AgroWeb.org

Si të zgjidhni një domate

Ajo çfarë duhet të keni gjithmonë parasysh kur zgjidhni domatet është që të shmangni ato me njolla ose pika të errëta, pasi ato mund të tregojnë se fruti mund të jetë i kalbur në brendësi.

Domatja duhet të ketë një peshë të rëndë në raport me madhësinë e saj. Ajo duhet të jetë e butë dhe njëkohësisht mjaft e fortë nëse i nënshtroni presion me dorë.

Arsyeja pse duhet të jetë mjfatueshëm e rëndë është se një domate e rëndë me siguri që përmban shumë lëng.

Dhe nëse nuk planifikoni t’i përdorni menjëherë, ju mund të zgjidhni domatet që janë të forta, duke i lënë të piqen gjatë gjithë javës.

 

Gjithashtu ju duhet të jeni në gjendje të ndjeni aromën e saj, prandaj gjithmonë nuhasni pranë vendit ku është kërcelli. Një domate pa erë nuk do të ketë shije.

Si t’i ruani domatet e freskëta për më gjatë

Rregulli kryesor është që të mos i vendosni në frigorifer. Kjo sepse frigoriferi e than domaten, duke i larguar lëngjet dhe shijen.

Ruajini domatet në një sipërfaqe të sheshtë, të vendosura përmbys nga ana e kërcellit. Arsyeja është sepse zona ku është ngjitur kërcelli është shumë e ndjeshme. Në këtë zonë lagështia dhe bakteret mund të hyjnë në frut, duke shkaktuar kalbjen.

Ta vendosësh anën e kërcellit të domates në një sipërfaqe disi të sheshtë, zvogëlon këtë mundësi. Një mënyrë është që të ngjisni në pjesën ku rritet kërcelli pak ngjitës.

Domatet e ruajtuar në këtë mënyrë do të qëndrojnë të freskëta dhe të shijshme për rreth një javë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.