1.6k 0

Zëvendësuesit Idealë të Limonit në Kuzhinë – Disa Këshilla Praktike

Nëse ekziston një frut sublim që nuk del asnjëherë nga moda, ai është padyshim limoni. Arsyet për ta dashur ose për mos ta honepsur këtë frut janë të shumta. Sidoqoftë, e vërteta është që jeta nuk ka kuptim pa shijen e limonit sidoqoftë ajo.

Limoni, përveç vlerave të larmishme për shëndetin, është një nga agrumet që përdoren më shpesh në kuzhinë në gatime të kripura e të ëmbla bashkë.

Megjithatë, rëndom çdo amvisë mund të përballet krejt papritur në mes të gatimit me faktin që nuk ka limonë në shtëpi.

Një thënie popullore thotë: “kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë” e nëse nuk ke, atëherë duhet të gjesh zëvendësuesit e duhur.

Zëvendësuesit Idealë Të Limonit Në Kuzhinë

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, kur një amvisë vëren se nuk ka limonë në shtëpi mund të zgjedhë katër nga zëvendësuesit e mëposhtëm.

Uthulla

Në marinimin e sallatës dhe salcave, lëngu i limonit ofron aciditetin e nevojshëm.

Jo vetëm aciditetin por edhe shijen e limonit mund ta gjejmë tek uthulla e verës së bardhë.

Në vend të  një luge gjelle lëng limoni, mund të përdorni një lugë e gjysmë çaji uthull.

Ekstrakti i Limonit

Në variantin pluhur, ekstrakti i limonit ju vjen në ndihmë kur do të piqni ëmbëlsira me shije limoni.

Ekstrakte të tilla kanë një jetëgjatësi të konsiderueshme.

Për çdo dy lugë gjelle lëng limoni mund të përdorni një lugë çaji ekstrakt limoni.

Për çdo lëkurë të bluar të limonit mund të përdorni gjysëm luge çaji ekstrakt limoni.

Limoni i Thatë

Lëkura e thatë e limonit mund të përdoret shumë mirë për aromatizimin e sallatave e gatime të tjera.

Nëse një recetë kërkon një lugë gjelle lëkurë të freskët limoni, shtoni vetëm një lugë çaji lëkurë të grirë e të thatë.

Agrumet e Tjera

Lëngjet dhe lëkurat e agrumeve të tjera përbëjnë një alternativë shumë të mirë zëvendësimi të limonëve.

Portokallet për shembull shkojnë shumë mirë në vend të limonit për ëmbëlsira ndërsa limoni jeshil është një alternativë shumë e mirë për të kripurat./AgroWeb.org