2k 0

2 Arsye Pse Kungulleshkat Zbuten së Tepërmi Gjatë Gatimit

Kungulleshkat e pjekura, janë një nga mënyrat më të shëndetshme dhe më të shijshme për t’i shijuar këto perime të verës.

Dhe kur ato piqen në mënyrën e duhur, pjata juaj do të jetë perfekte.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me dy arsye kryesore të cilat bëjnë që kungulleshkat të humbasin strukturën e tyre dhe të bëhen të qullta.

Pse kungulleshkat e pjekura zbuten së tepërmi gjatë gatimit?

Në pjesën më të madhe, kungulleshkat duhet të gatuhen shpejt në një temperaturë të lartë.

Kjo për shkak se ato kanë përmbajtje të lartë uji dhe kanë tendencë të zbuten dhe të bëhen të qullta.

Në rast se po i skuqni dhe po shtoni përbërës të tjerë që kanë nevojë për kohë më të gjatë gatimi, këshillohet që t’i shtoni në fund.

Tani, le të shohim arsyet e tjera se përse struktura e tyre zbutet dhe si ta shmangni këtë:

Keni vendosur shumë përbërës në enën e gatimit

Nëse ju duhet t’i piqni kungulleshkat, mbani mend se shtimi i shumë përbërësve në tigan do t’ju japë një strukturë të butë.

Kjo ndodh për shkak se parandalohet qarkullimi i ajrit në tigan, që do të thotë se perimet do të ziejnë në avull në vend që të piqen.

Prandaj këshillohet të mos e tej mbushni tiganin tuaj.

Mënyra më e mirë është t’i piqni në furrë, pasi ndihmon në qarkullimin e ajrit dhe parandalon shanset që ato të bëhen të qullta.

Pjekja e tepërt

Duke qensë se kungulleshkat kanë një përmbajtje të lartë uji, nëse i piqni shumë ato, uji do të t’ju japë një strukturë të butë.

Për ta shmangur këtë duhet t’i prisni kungulleshkat në copa më të mëdha.

Dhe mos harroni tështoni djathë kaçkavall gjatë pjekjes për një shije delikate dhe një strukturë krokante./AgroWeb.org