Alergjitë E Shtëpisë – Përse Janë Më Të Rënda Në Dimër

649 0

Kur bëhet fjalë për alergjitë në shumë raste, armiku i organizmit është i fshehur pikërisht në shtëpi.

Rastet e alergjive si pasojë e pluhurit, mykut apo kafshëve shtëpiake janë shumë herë më të mëdha në stinën e dimrit.

Shtëpitë tona janë burim i përqendruar i shumë alergenëve disa prej të cilëve shkaktohen edhe nga mania e pastrimit me solucione nga më të dëmshmet.

Një studim suedez zbuloi se përbërësit e produkteve të pastrimit dhe zbardhuesve rrisin ndjeshëm rrezikun e azmës dhe alergjive tek fëmijët.

Ekspertët sqarojnë se një gram pluhur përmban deri në 10,000 alergenë të prodhuar nga insektet e ndryshme që futen në shtëpi në mënyrë tinëzare.

Çrregullimet e organizmit si pasojë e alergjive janë gjithnjë e në rritje.

Autoritetet botërore kanë paralajmëruar se deri në fund të vitit 2020, një në dy njerëz në planet do të vuajnë nga çrregullime të tilla.

Problemet me alergjitë përkeqësohen në dimër.

Lagështia në rritje favorizon alergenët e brendshëm dhe e bën njeriun më të brishtë prej tyre.

Përse Alergjitë Janë Më Të Rënda Në Dimër

Insektet e Pluhurit

Ato gjenden në jastëkë, dyshekë, tapete e dysheme.

Lagështia nxit shumimin më të shpejtë të tyre.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj pluhurit dhe këtyre insekteve zgjohen në mëngjes me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Mbani një higjenë perfekte në ambientet e gjumit duke i larë ndërresat me ujë të nxehtë dhe ndërruar sa më shpesh.

Parazitët e Mykut

Këto parazitë lundrojnë në ajër njësoj si poleni, madje në dimër janë shumë herë më problematikë.

Ekspertët rekomandojnë pastrimin e kuzhinës, banjës dhe bodrumit me solucione anti-bakteriale ose zbardhues apo uthull molle.

Kafshët Shtëpiake

Gjatë dimrit, njerëzit janë më shumë të ekspozuar ndaj kafshëve shtëpiake.

Ato nuk duhen lejuar në dhomën e gjumit dhe duhen mbajtur në zona të pambuluara me qilima apo tapete.

Kafshët shtëpiake duhen larë çdo javë dhe duhen fërkuar me furçë në hapësira të jashtme.

Përdorni fshesën me korent për të pastruar shtëpinë rregullisht./AgroWeb.org