419 0

Bulmeti tregtohet pa etiketa dhe jashtë kushteve higjeno-sanitare

Është shqetësuese se si edhe në Tiranë, i vetmi shqetësim i qytetarëve mbetet pamundësia ekonomike duke hequr dorë nga siguria ushqimore.

“Nuk dimë çfarë hamë AKU s’bën kontrolle, por edhe po bëri i blejnë abuzuesit. Çmimet janë shumë të larta”, u shpreh qytetari.

Duhet të rikujtojmë se më 19 korrik të vitit 2020 hyri në fuqi vendimi i qeverisë “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”. Sipas këtij vendimi është e detyrueshme që etiketa ushqimore të përmbajnë emrin e produktit si dhe listën e përbërësve.

Dy tregues të detyrueshëm për deklarim në etiketë janë substancat dhe vlerat ushqimore mesatare. Këto elementë nuk kanë qenë më parë të detyrueshëm që të deklaroheshin në etiketë. Gjithashtu është shtuar edhe shënimi për vlerën e energjisë; sasinë e yndyrave, të yndyrave të ngopura, karbohidrateve, sheqernave, proteinave, vitaminave dhe kripës.

Nga vëzhgimi që ne kryem në disa tregje, dyqane dhe qytete të vendit shumica e produkteve të djathit nuk ishin të shoqëruar me një etiketë të tillë. Ose të paktën kjo etiketë nuk ishte e dukshme për konsumatorin.

Burimi: Top Channel