Çfarë e Shkakton Bllokimin e Poreve?

1k 0

Poret e bllokuara janë një nga shqetësimet e zakonshme të lëkurës.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me shkaqet, simptomat dhe trajtimet në rastin kur iu bllokohen poret.

Çfarë e shkakton bllokimin e poreve?

Sipas estetistëve, shkaku kryesor i bllokimi të poreve është vëmendja e pakët që i kushtoni pastrimit të rregullt të lëkurës.

Por ky nuk është i vetmi shkak! Bllokimi i poreve mund të ndodhë edhe për shkak të disa faktorëve të tjerë si:

Yndyra e tepërt në lëkurë, e cila mund të shkaktojë bllokimin e poreve.

Luhatjet e hormonale, që mund të çojnë në shpërthim të puçrrave hormonale.  Sidomos gjatë shtatzënisë, menopauzës, nëse jeni prekur nga sindroma e vezoreve policistike ose keni probleme me tiroiden.

Elasticiteti i lëkurës, humbet natyrshëm kur plakeni. Kjo mund të rrisë madhësinë e poreve tuaja, gjë që mund të bëhet shkak i bllokimit të tyre.

Gjithashtu disa produkte kozmetike, mund të bllokojnë poret në lëkurën tuaj.

Tek shumica e njerëzve, bllokimi i poreve vërehet në zonën e hundës, ballit, mjekrës ose faqeve.

Por, mund të vini re që shfaqet edhe në zona të tjera të trupit tuaj, siç janë të pasmet, gjoksi ose shpina.

Si të trajtoni poret e bllokuara?

AgroWeb.org iu jep disa këshilla se si të kujdeseni për lëkurën tuaj.

Kontrolloni produktet kozmetike

Gjëja më e rëndësishme është të qëndroni te produktet që nuk i bllokojnë poret.

Shikoni etiketën e produkteve për terma si “pa vaj” ose që “nuk do të bllokojë poret”.

Ju gjithashtu duhet të përpiqeni të zgjidhni produkte në bazë llojit tuaj të lëkurës.

Filloni me pastrimin e thellë të lëkurës

Pastrimi i thellë i lëkurës, mund të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke hequr qelizat e vdekura.

Ekspertët sugjerojnë të blini produkte që përmbajnë BHA (acide beta-hidroksi), acid salicilik dhe acide glikolike.

Ndryshoni mënyrën se si ushqeheni

Problemet e lëkurës shpesh lidhen me mënyrën se si ushqehemi. Produkte si qumështi, sheqeri dhe çokollatat, mund të jenë shkaktarët.

Disa ushqime që mund t’iu ndihmojnë janë: lakra jeshile, vezët, spinaqi, farat e linit etj.

Lahuni pas stërvitjes

Djersa mund të bëjë që papastërtitë si vaji dhe bakteret të grumbullohen në lëkurën tuaj.

Sigurohuni që të pastroni lëkurën para dhe pas stërvitjes.

Shmangni veshjet e ngushta

Fërkimi i rrobave në lëkurë mund të jetë një tjetër shkak i shfaqjes së puçrave.

Sigurohuni që të vishni rroba që nuk janë të ngushta dhe lejojnë arjin të qarkullojë.

Kujdes nga bakteret

Telefonat celularë mund të mbajnë lloje të ndryshme bakteresh që mund të shkaktojnë shpërthime të puçrave. Kështu që pastroni rregullisht telefonin përpara se ta vendosni pranë fytyrës.

Ju gjithashtu duhet të lani jastëkët tuaj dhe të ndërroni vazhdimisht këllëfët e tyre.

Nëse i keni ndjekur të gjitha këshillat e më sipërme, por ende nuk po shihni ndryshime atëherë do t’iu duhet të këshilloheni me një mjek.

Shpesh herë ndodh që të keni nevojë për një trajtim me ilaçe./AgroWeb.org