Qëndroni larg yndyrnave të këqija! Ky rekomandim është i thjeshtë, por në fakt ta zbatosh është shumë më e vështirë.
Yndyrnat e këqija mund të fshihen në ushqime që as nuk e mendoni, dhe kështu të mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.
Ekspertët rekomandojnë që më pak se 1% nga marrja totale e kalorive, duhet të vijë nga këto yndyrna,
Çfarë janë yndyrnat e këqija?
Ato janë lloji më i keq i yndyrës që mund të përfshini në regjimin tuaj ushqimor.
Kur konsumoni yndyrna të tilla, niveli i kolesterolit të keq në gjak rritet.
Kjo mund të shkaktojë akumulimin e yndyrës në muret e arterieve.
Arteriet, kur ngushtësohen dhe të ngurtësohen, rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundje të zemrës dhe sulmit në zemër.
Këto yndyrna ulin edhe nivelet e kolesterolit të mirë, i cili pastron kolesterolin e tepërt dhe e zhvendos atë në mëlçi, në mënyrë që të mos grumbullohet në arterie.
Ato mund të rrisin inflamacionin në trupin tuaj duke rritur kështu edhe shanset për të zhvilluar kancer, diabet ose goditje në tru.
Sa prej këtyre yndyrnave mund të konsumoni
Edhe pse ndoshta nuk do të jeni në gjendje të eliminoni plotësisht yndyrën e keqe nga regjimi juaj, duhet t’i kushtoni vëmendje sasisë që hani.
Pra, nëse merrni më shumë se 2000 kalori në ditë, duhet të konsumoni më pak se 2 gram yndyrë të keqe në ditë. Kjo është e barabartë me rreth 20 kalori.
Burimet e yndyrnave të këqija
Ushqimi i shpejtë është ndër më të pasurit me yndyrnat e dëmshme.
Një racion i madh me patate të skuqura mund të përmbajë deri në 5 gram yndyrë të keqe.
Po ashtu edhe kofshët e pulës, pica, byreku dhe ëmbëlsirat e ndryshme, janë ndër burimet e shumta.
Këshilla
Lexoni gjithmonë etiketat e ushqimeve, për të marrë informacionin e duhur rreth vlerave ushqyese që ai përmban.
Shpesh në këto etiketa, prodhuesit mund të pretendojnë se ushqimi është pa yndyrna të tilla.
Prandaj është më e sigurt ta përgatisni vetë ushqimin tuaj, sepse jo gjithmonë është e mundur të përcaktohet nëse një produkt marketi por edhe restoranit, nuk përmban yndyrna të dëmshme.
Në vend të margarinës dhe gjalpit, përdorni vajin e ullirit. Nëse hani jashtë, zgjidhni ushqime të tilla si sallata ose supa në vend të ushqimeve të skuqura.