Një Lugë Me Vaj Rigoni Kundër Të Ftohurës – A Mund Ta Përdorni?

1.4k 0

Vlerat e vajit të rigonit shkojnë përtej përdorimeve në kuzhinë për t’i dhënë një shije fantastike gatimeve tuaja.

Ky produkt i prodhuar nga bima e rigonit që në lashtësi përdorej për të trajtuar të ftohurën dhe kollën.

Por a ndikon vërtet në përmirësimin e simptomave?

Ka studime të shumta të cilat pohojnë për funksionet e pazëvendësueshme të këtij vaji.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji i rigonit është i pasur me enzima antioksidante, antibakteriale, antivirale dhe kundra mykut.

Falë këtyre vetive ky produkt kthehet në një trajtim për shqetësimet e kollës dhe të ftohurës.

Duke qenë se ky vaj ka edhe rol qetësues, ndikon në lehtësimin e dhimbjeve të fytit apo trupit ku ju jeni të sëmurë.

Nga ana tjetër, vaji i rigonit, i përdorur në formën e gargarës me çaj menteje, arrin të eliminojë një numër të konsiderueshëm të baktereve të ngelura në rrugët e frymëmarrjes.

Gjithashtu ai pengon viruset që të depërtojnë në mushkëri duke i luftuar që në zonën e fytit.

Si ta Përdorni Siç Duhet Vajin e Rigonit?

Duke qenë se në formën e tij të pastër ky vaj është shumë i përqëndruar, duhet të kini kujdes me mënyrën e përdorimit të tij.

Sigurisht që nuk mund ta konsumoni direkt pa e holluar me ujë, çaj apo lëngje.

Gjithashtu edhe doza e këtij produkti është shumë e rëndësishme për të përfituar vlerat e për të shmangur efektet anësore.

AgroWeb.org ju sugjeron që të qëndroni deri tek 100mg në ditë, por mos anashkaloni dhe këshillat e prodhuesve të produktit.

Për ta përdorur si pomadë me të cilën fërkoni kraharorin për të lehtësuar frymëmarrjen, mund të përzieni 2-3 pika me vaj të pastër rigoni dhe vaj kokosi.

Një tjetër mënyrë për ta përdorur këtë vaj është edhe përfshirja në trajtimin me avull.

Hidhni disa pika nga ky vaj tek një enë më ujë të nxehtë apo çaj dafine apo eukalipti dhe të thithni avujt që ai lëshon.

Kështu ju mund të qetësoni simptomat e të ftohurës duke ju ndihmuar që të flini apo që të merrni veten sa më shpejtë.

Personat që duhet të tregojnë kujdes me përdorimin e vajit të rigonit

Të konsumosh rigonin si erëz sigurisht që nuk është e dëmshme.

Por puna ndryshon kur bëhet fjalë për vajin, pasi ky produkt është shumë i përqëndruar dhe nëse nuk përdoret siç duhet shkakton probleme.

Ky vaj është goxha i fortë për stomakun, dhe për persona që kanë problem me sistemin tretës nuk këshillohet.

Gjithashtu duke qenë se ka veti në uljen e sheqerit në gjak dhe ndikon direkt tek mpiksja, personat që vuajnë nga diabeti nuk duhet ta përdorin./AgroWeb.org