Përbërësit natyralë që nuk e kishit idenë se mund ta bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë

432 0

Një lëkurë e shkëlqyeshme nuk lidhet vetëm me gjenetikën, por edhe me një rutinë të shkëlqyer të kujdesit të lëkurës. Kostoja nuk duhet të jetë e lartë pasi gjërat që keni në kuzhinë, si karotat, mjalti dhe kanella, mund të bëjnë mrekulli.

“Bright Side” bëri disa kërkime rreth 7 përbërësve natyralë shumë të dobishëm që mund t’i përzieni në rutinën tuaj të përditshme të kujdesit të lëkurës, për rezultate të shkëlqyera.

Mjaltë

Mjalti i papërpunuar është i njohur për vetitë anti-bakteriale në lëkurën e njeriut, veçanërisht për ata që luftojnë me aknet ose psoriasis. Mjalti Manuka mendohet të jetë aq i mirë sa edhe mjekët po e përdorin në mjedise klinike. Është e rëndësishme që mjalti që përdorni në fytyrën tuaj të jetë sa më i pastër që të jetë e mundur, në mënyrë që të gjitha bakteret natyrore të mund të bëjnë punën e tyre. Para se të përdorni mjaltin, duhet të bëni një test alergjie për t’u siguruar që nuk jeni alergjik ndaj polenit.

Jamball (bimë)

Ekstrakti i rrënjës së jamballit përdoret për të trajtuar ekzemën dhe aknet, dhe kjo për shkak të vetive të tij antimikrobike. Mund të ndihmojë në reduktimin e hiperpigmentimit dhe ngadalësimin e procesit të plakjes, pasi ato ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve të dëmshme të diellit. Është ideal për ata që vuajnë nga kruajtja dhe irritimi i lëkurës dhe mund të kombinohet me vitaminë C përpara se të aplikoni kremin tuaj të zakonshëm të diellit. Ju mund të krijoni formulën tuaj duke përzier disa ekstrakte me xhel aloe vera dhe nuk keni pse të shqetësoheni për alergjinë, sepse ky efekt është i rrallë.

Kanellë

Kanella bën një punë të shkëlqyer në mbrojtjen e qelizave të lëkurës tuaj për shkak të vetive të saj antioksiduese. Ka pasur mjaft studime që sugjerojnë se ekstrakti i kanellës ka efekte shumë të dobishme në nxitjen e kolagjenit. Nëse dëshironi ta përdorni tek maska, mund të kombinoni mjaltë të papërpunuar dhe kanellë të bluar. Më pas aplikojeni në fytyrë.

Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm në rast se jeni alergjik ndaj kanellës.

Karotat

Karotat janë të pasura me kalium dhe për këtë arsye mund të ofrojnë lagështi për lëkurën tuaj të thatë. Vitamina A që gjendet në to mund të heqë qafe yndyrën e tepërt të grumbulluar në fytyrën tuaj, duke hequr gjithashtu të gjitha toksinat. Përveç kësaj, beta-karotina mbron lëkurën nga rrezet e diellit dhe ju ndihmon të luftoni fazat e hershme të plakjes. Mund ta përzieni ose me pak xhel aloe vera ose të krijoni një maskë duke shtuar një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji qumësht.

Druri i sandalit

Druri i sandalit është i shkëlqyeshëm për lëkurën tuaj. Ndihmon me inflamacionet, rrudhat dhe madje edhe me psoriazën. Ka 6 lloje të ndryshme të drurit të sandalit dhe ju mund ta përdorni atë në formën e pluhurit, vajit, sapunit ose ujit me lule.

Një recetë e mrekullueshme që mund të ndiqni është përzierja e 2 lugë gjelle pluhur druri sandali me 1 lugë gjelle ujë trëndafili. Më pas aplikojeni në fytyrën tuaj të pastër dhe të thatë për 10-15 minuta./Burimi: Panorama