Si Të Përgatisni Një Dezinfektues Në Kushtet e Shtëpisë

609 0

Frika nga Koronavirusi ka nxitur në treg një kërkesë të jashtëzakonshme të produkteve bazë farmaceutike për parandalimin e gripit.

Këtu përfshihen edhe solucionet dezinfektuese.

Sipas të dhënave të bëra publike në emisionin Opinion në Klan TV, një sasi e vogël dezinfektuesi që deri pak ditë kushtonte 100 lekë, tani po shitet për 600 lekë.

Si Funksionojnë Dezinfektuesit

Këto lëngje dezinfektuese largojnë shtresën e jashtme të yndyrës në lëkurë.

Nëse duart janë veçanërisht të pisëta ose të ndotura, këto higjenizues nuk bëjnë punë.

Sipas Qendrave Për Kontrollin Dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një organizatë ombrellë për autoritetet e shumë vendeve të botës,  dezinfektuesit duhet të përmbajnë të paktën 60% alkol që të shmangin përhapjen e viruseve dhe baktereve.

Dezinfektuesit me përmbajtje më të ulët alkoli nuk ofrojnë asnjë vlerë dhe janë shpenzim i kotë kohe dhe parash.

Sipas tyre, dezinfektuesit me bazë alkoli 60-95 % mund të pakësojnë dhe shkatërrojnë numrin e mikrobeve në duar shumë shpejt.

Megjithatë, dezinfektuesi më i mirë për duart mbetet uji dhe sapuni.

Si Të Përgatisni Një Dezinfektues Në Kushtet e Shtëpisë

Përbërësit:

3 lugë gjelle xhel aloe vera

1 lugë gjelle alkol

Gjysmë luge çaji vaj esencial të vitaminës E

16 pika të vajit esencial Tea Tree

8 pika vaj esencial të vajit të lavandës

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit në një enë qelqi dhe kur lëngu të jetë i njëtrajtshëm hidheni në një shishe të vogël plastike.

Mënyra e Duhur e Përdorimit të Dezinifektuesit Të Lëngshëm

Ekspertët thonë se duhet të hidhni në duar një sasi të konsiderueshme dezinfektuesi që të ofrojë një lyerje të plotë të të dy duarve.

Fërkojini duart mirë, përfshirë zonën mes gishtave dhe nën thonj për rreth 30 sekonda.

Jepuni duarve kohë që të përthithin lëngun dhe deri sa të thahen plotësisht.

Ndërkohë, mos prekni asgjë, madje as fytyrën, as rrobë e as sende të tjera.

Dezinfektuesit mund të përdoren deri në katër herë në ditë por gjithnjë duke u siguruar që t’i lani duart shpesh me ujë dhe sapun./AgroWeb.org