Rreziku i Fshehur Tek Ushqimet e Detit – Kujdesi që Duhet të Tregoni Këtë Verë

507 0

Shkencëtarët paralajmërojnë se çdo produkt plastik që hidhet në dete, liqene apo lumenj  degradohet në grimca të vogla që konsumohen nga peshqit.

Një studim i publikuar në Shkurt të 2018-ës zbuloi se mikro substancat plastike të përdorura nga njeriu përfundojnë në stomakun e të paktën 73 përqind të shtatë specieve të ndryshme të peshqve në Atlantikun Veriperëndimor.

Këto peshq jetojnë në thellësi të oqeaneve dhe natën dalin në sipërfaqe për tu ushqyer.

Kësisoj, grimcat e plastikës përfundojnë në të gjithë ekosistemin ujor duke prekur të gjitha specie e tjera.

Gjatë tretjes grimcat e plastikës shkaktojnë inflamacion dhe rënie në peshë tek peshqit.

Këto probleme shpërndahen nga peshqit e mëdhenj siç është toni apo peshku shpatë deri tek të vegjlit.

Akoma më keq, duke qenë se plastika nxit akumulimin e toksinave tek specie ujore.

Toksinat Nga Speciet Ujore Në Tryezën E Konsumatorit

Një studim britanik i vitit 2013 zbuloi grimca plastike në 36.5 përqind të peshqve të kapur në Kanalin Anglez.

Studiuesit shprehën shqetësim për faktin se këto copëza plastike mund të përfundojnë edhe në tryezën e njeriut.

Gjurmë të plastikës janë gjendur edhe tek balenat dhe midhjet.

Megjithatë, për shkencëtarët është e pamundur të gjendet sasia e plastikës që njeriu mund të konsumojë duke ngrënë ushqime deti.

Kërcënimi që vjen nga plastika është i pranishëm në të gjithë botën, si në tokë ashtu edhe në det.

Në Lindjen E Mesme, mbetjet plastike janë përgjegjëse për ngordhjen e shumë gamileve.

Pak kohë më parë, veterinerët gjetën 52 kilogramë qese plastike dhe najloni në stomakun e një deveje.

Kafshët e kanë të pamundur të tresin plastikën dhe kjo e fundit akumulohet në stomak, duke e bërë të pamundur për ta futjen e ushqimit në gojë.

Në shumë vende perëndimore, autoritetet po marrin masa për të kufizuar përdorimin e plastikës dhe grimcave problematike të saj në shumë prej industrive më problematike.

Industria e kozmetikës në veccanti, mban pjesën më të madhe të përgjegjësisë për hedhjen e mbetjeve plastike në dete dhe oqeane./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.