Si Të Zgjidhni Vajin e Duhur Për Llojin Tuaj Të Lëkurës

708 0

Në ditët e sotme vajrat bimorë janë ndër konkuruesit më të fortë të kremrave për lëkurën, pasi falin shumë hidratim dhe plot përfitime.

Një nga pyetjet që bëhen shpesh njerëzit bëjnë në lidhje me vajrat është se si të gjejnë cili është i duhuri për lëkurën e tyre.

E vërteta është se ka shumë opsione, të gjitha me përfitimet e tyre unike, kështu që zgjedhja mund të jetë vërtetë e vështirë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa sugjerime rreth përzgjedhjes së duhur të vajit në varësi të llojit të lëkurës tuaj.

Për lëkurën e yndyrshme

Vaji i jojobës është ndër vajrat më të mirë që rekomandohet për lëkurën e yndyrshme. Megjithatë ai mund të përdoret edhe për lëkurën e thatë.

Në fakt ai nuk është vaj, por është një dyll shumë i ngjashëm me vajin që prodhon lëkura juaj.

Kjo e bën atë aq të mirë në balancimin e prodhimit të yndyrës të lëkurës suaj.

Gjithashtu është shumë i mirë edhe për aknet.

Vaji i jojobës është i lehtë dhe ju nuk do ta ndieni që e keni në lëkurë.

Një zgjedhje tjetër mund të jetë edhe vaji i farave të rrushit. Ky vaj absorbohet lehtësisht, njihet për luftimin e akneve dhe mund të ndihmojë në uljen e prodhimit të vajit.

Për të gjitha llojet e lëkurës

Vaji i arganit rekomandohet gjithashtu për lloje të ndryshme lëkure dhe është i pasur me vitaminë E.

Është shumë efikas në reduktimin e rrudhave dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të lëkurës në rast dëmtimi.

Ai është më i rëndë në krahasim me jojobën, por gjithsesi përthithet mirë.

Duke qenë i pasur me me acid oleik mund të përkeqësojë zonat e skuqura dhe aknet.

Vaji i arganit mund të funksionojë shumë mirë për disa njerëz dhe jo aq mirë për të tjerë.

Krahas lëkurës ky vaj është vërtet i mrekullueshëm edhe për flokët.

Për lëkurën e thatë

Vaji i bajames së ëmbël rekomandohet për lëkurën e thatë. Ky variant i jep lëkurës së trupit dhe të fytyrës tuaj hidratimin dhe butësinë që i nevojitet.

Ju gjithashtu mund të provoni edhe vajin e shafranit. Ai ndihmon lëkurën tuaj të ruajnë lagështinë, e gjithashtu përmban acid linoleik i cili mund t’ju ndihmojë me aknet.

Por nëse keni lëkurë shumë të thatë, provoni vajin e kokosit ose ullirit. Të dyja mund të bllokojnë poret tuaj, për këtë arsye përdoren zakonisht për trupin.

Ato veprojnë duke ruajtur lagëshitnë dhe për të ushqyer lëkurën e dehidratuar.

Për rigjenerimin e lëkurës

Ju gjithashtu mund të përdorni edhe një përzierje vajore. Vajra të tillë përmbajnë shumë vitamina dhe acide yndyrore të dobishme të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.

Gjithashtu përzierje të caktuara mund të ndihmojnë edhe me probleme specifike siç mund të jetë skuqja e lëkurës.

Të tjerë mund të veprojë për qetësimin e saj dhe balancimin e yndyrës.

Së fundi, nëse nuk jeni të sigurt se me kë të filloni, AgroWeb.org rekomandon vajin jojoba.

Ai balancon yndyrën e lëkurës tuaj, është i mirë si për lëkurën e thatë ashtu edhe për atë të yndyrshme dhe mund të ndihmojë me aknet ose ekzemën. Nuk është shumë i shtrenjtë dhe zgjat për një kohë të gjatë. /AgroWeb.org