Të Vërtetat dhe Mitet Rreth Dhimbjes së Shpinës

1.3k 0

Dhimbjet e shpinës janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

Saktësisht mjekët thonë se 80% e personave në të gjithë botën kanë vuajtur nga ky problem në një periudhë të caktuar të jetës së tyre.

Mosha është shpesh faktori kryesor në nisjen e kësaj dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra.

Por mitet për dhimbjen e shpinës janë aq të zakonshme, sa shpesh herë na bëjnë konfuzë.

Më poshtë, AgroWeb.org do t’ju njohë me disa nga mitet dhe të vërtetat rreth tyre.

Qëndroni Gjithmonë Drejtë Kur Uleni

Nëse uleni me qëndrimin drejtë dhe palëvizur për periudha të gjata, mund t’ju shkaktojnë një tendosje në shpinë.

Prandaj këshillohet të bëni pushime të shkurtra dhe herë pas here ta lejoni shpinën të lakohet pak.

Mos Ngrini Gjëra Të Rënda

Nuk është domosdoshmërisht e rëndësishme sa peshë ngrini, por si e bëni.

Prandaj është e rëdësishme të mos e përkulni trupin tuaj kur ngrini pasha, sepse në të kundërt mund të dëmtoni shpinën.

Dhe sigurisht që nuk duhet të ngresh asgjë që mund të jetë shumë e rëndë për ty.

Pushimi Në Shtrat Është Kura Më E Mirë

Pushimi mund të ndihmojë në rastet e një dëmtimi ose tendosje që shkakton dhimbje shpine. Por qëndrimi në shtrat për disa ditë, mund ta përkeqësojë situatën tuaj.

Nëse Je I Dobët Nuk Ke Dhimbje

Ky mit është i pavërtetë sepse çdokush mund të përjetojë dhimbje shpine.

Njerëzit që janë shumë të dobët, siç mund të jenë ata me një çrregullim të ngrënies si anoreksia, mund të kenë humbje të kockave.

Ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të thyejnë kockat lehtësisht dhe të kenë rruaza të shtypura.

Të Ushtruarit Është I Dëmshëm Për Dhimbjen E Shpinës

Të ushtruarit në mënyrë të rregullt, parandalon dhimbjen e shpinës.

Për njerëzit që kanë dëmtuar shpinën, mjekët mund të rekomandojnë ushtrime specifike. Ato zakonisht fillojnë me lëvizje të buta dhe gradualisht bëhen më intensive.

Sapo të largohet dhimbja, një plan ushtrimi mund të ndihmojë që dhimbja të mos rikthehet.

Nëse vuani nga dhimbja e mesit, ka disa mënyra të tjera që mund t’ju ndihmojnë.

Terapitë masazhuese dhe akupunktura, janë dy mundësi të provurara, që kanë dhënë rezultat.

Gjithashtu joga është një tjetër opsion, i cili mund t’ju ndihmojë dhe në të njëjtën kohë është argëtues dhe relaksues./AgroWeb.org