nga AgroWeb më 20 Janar, 2021
Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm. Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve. Ekspertët paralajmërojnë se nëse njeriu nuk përkujdeset për to, pasojat do të jenë të rënda. Zakonisht, njerëzit neglizhojnë shëndetin duke u ushqyer keq dhe duke anashkaluar rëndësinë e ushqyerjes për shëndetin e veshkave dhe […]
nga AgroWeb më 7 Janar, 2021
Gjyshet shqiptare e kanë gjithmonë një këshillë holistike për çdo problem shëndetësor. Për të djegurat, rekomandojnë gjizën, për dhimbjet e dhëmbit rakinë, për dhimbjen e veshit vajin e ullirit e kështu me rradhë. Kur vjen puna tek lëndimet më të thella fizike që shoqërohen me gjakderdhje, rekomandimi kryesor është sheqeri. Ai rekomandohet sepse përthith të […]
nga AgroWeb më 7 Janar, 2021
Sheqeri është shkaktar i shumë problemeve të shëndetit, duke filluar nga problemet e zemrës, e deri tek cilësia e shikimit. Por kujt do t’i kishte shkuar në mendje se ky produkt shkakton dhe rritjen e qelizave tumorale? Një studim i fundit, kryer nga studies belgë të Katholieke Universiteit Leuven, zbuloi mekanizmin që lidh sheqerin me […]
nga AgroWeb më 5 Janar, 2021
Çdo ditë, njeriu ka angazhime nga më të ndryshmet familjare, shoqërore dhe jo vetëm, të cilat herë pas here shkaktojnë ose shoqërohen me stres. Me stresin jemi mësuar të përballemi rregullisht, pavarësisht ndikimit negativ në shëndet. Shqetësimet e ndryshme dhe puna e tepërt mund të nxisin një stil jetese jo të shëndetshëm, që shkakton më […]
nga AgroWeb më 31 Dhjetor, 2020
Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që nuk skadojnë kurrë dhe mund të hahen edhe pas shumë viteve. Mjalti Mjalti është një nga ato ushqime jetëgjata që […]
nga AgroWeb më 17 Dhjetor, 2020
Të gjithë e njohin shprehjen “gjella me kripë e kripa me karar” duke reflektuar nevojën për të ngrënë shëndetshëm, por pa e tepruar. Por kur vjen puna tek kripa apo sheqeri, është shumë e vështirë t’u rezistosh. Kripa dhe sheqeri luajnë disa role thelbësore për shëndetin tonë. Truri ka nevojë për sheqer që të prodhojë […]
nga AgroWeb më 16 Dhjetor, 2020
Të dhënat e Federatës Ndërkombëtare Për Diabetin tregojnë se diabetikët përballen me rrezikun e problemeve serioze shëndetësore që prekin nervat, sytë, veshkat, zemrën dhe enët e gjakut. Sipas Federatës, diabetikët përballen gjithashtu me një rrezik të lartë të infeksioneve. Ekspertët rekomandojnë që diabetikët të tregohen të kujdesshëm në mirëmbajtjen e niveleve të kolesterolit, tensionit të […]
nga AgroWeb më 14 Dhjetor, 2020
Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës. Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë. Mëngjesi nuk është një vakt që […]
nga AgroWeb më 4 Dhjetor, 2020
Sheqeri mund të ketë ndikim ngushëllues në momente stresuese por ky ndikim është afatshkurtër dhe mund të krijojë varësi. Njerëzimi po jeton momentet më të vështira të kohës së vet dhe s’është çudi që shitjet e çokollatave dhe ëmbëlsirave kanë pësuar rritje gjatë karantinës dhe pandemisë. Kjo e fundit ka rritur në maksimum nivelet e […]
nga AgroWeb më 20 Nëntor, 2020
Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, kanceri apo obeziteti. Konsumi i sheqerit ka pësuar një rritje të ndjeshme, për faktin se një pjesë stërmunduese e ushqimeve të përpunuara janë plot me sheqer. Ekspertët, të cilëve u […]
nga AgroWeb më 28 Tetor, 2020
Gripi është një sëmundje ngjitëse e rrugëve të frymëmarrjes. Viruset infektojnë hundën, fytin dhe ndonjëherë mushkëritë e njeriut. Në raste të rralla, gripi mund të jetë deri vdekjeprurës. Në të gjithë historinë e njerëzimit, Hipokrati ka qenë i pari që ka përshkruar qartë dhe saktë simptomat e gripit. Një nga epidemitë më të tmerrshme të […]
nga AgroWeb më 27 Tetor, 2020
Diabeti është një sëmundje e rëndë që rrezikon në shumë mënyra shëndetin e njeriut. Për shkak të diabetit, nivelet e sheqerit rriten aq shumë dhe rrezikojnë shumë organe. Megjithatë , ana tjetër e diabetit ka të bëjë pikërisht me nivelin shumë të ulët të sheqerit në gjak duke shkaktuar atë që njihet si hipoglicemi. Prania […]
nga AgroWeb më 21 Tetor, 2020
Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshencës (por jo vetëm) janë aknet dhe puçrat. Gjatë kësaj periudhe aknet janë normale dhe pasojë e ndryshimeve të mëdha hormonale dhe fazës së pubertetit. Megjithatë, aknet nuk kursejnë as grupmoshat e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me hormonet por edhe me mënyrën e ushqyerjes. […]
nga AgroWeb më 20 Tetor, 2020
Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor. Shega është një frut që rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq. Ajo gjithashtu parandalon sëmundjet si anemia. Shega ndihmon të mbani nën […]
nga AgroWeb më 16 Tetor, 2020
Debati për sheqerin dhe ndikimin e tij në organizëm qëndron akoma i hapur. Sëmundje kardiovaskulare, diabet apo peshë e shtuar janë disa nga sëmudjet që lidhen më shpesh me sheqerin. Pavarësisht rekomandimeve të shumta të mjekëve për rrezkun nga sheqeri, në të gjithë botën konsumohet njëjtë e në sasi të mëdha. Ushqimet e ëmbla janë […]
nga AgroWeb më 1 Tetor, 2020
Diabeti zë vendin e shtatë në listën e sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Përqindja e diabetit në Shqipëri në popullatën e rritur është 1.9% sipas Institutit të Shëndetit Publik. Në Shqipëri njihen zyrtarisht 60 mijë diabetikë. Megjithatë, sipas ISHP-së, numri i diabetikëve në vend duhet të jetë 2-3 herë më i lartë. Kjo për faktin […]
nga AgroWeb më 22 Shtator, 2020
Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta 8 Gota Ujë Në Ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë […]
nga AgroWeb më 21 Shtator, 2020
Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës, sepse lëvizja është e domosdoshme për çdo aktivitet të ditës. Përveç aktivitetit fizik, ushqyerja është një nga faktorët lehtësues ose rëndues të këtij problemi. Lajmi i mirë është se njeriu mund të shmangë disa ushqime dhe pije që shkaktojnë inflamacion duke pakësuar kështu dhimbjen. Cilat Janë […]
nga AgroWeb më 21 Shtator, 2020
Ka shumë njerëz që besojnë që çokollata është ilaçi më i mirë. Disa prej jush mund të mendojnë se varësia ndaj ëmbëlsirave është e barazvlefshme me varësinë ndaj drogës. Shumë të tjerë kanë kërkuar në dyqane për sheqerin e kaftë si zëvëndësues për sheqerin e bardhë. AgroWeb ka përpiluar një listë me legjendat mbi sheqerin […]
nga AgroWeb më 21 Shtator, 2020
Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer. Frutat Dhe Diabeti Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët. Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër […]