Në një botë ku teknologjia po evoluon më shpejt se kurrë, ne shohim ndryshime në zakone që dukeshin stoike për dekada – siç është dhe duhanpirja. Jacek Olczak, CEO i Philip Morris International (PMI), ka përkahur për vite me rradhe kalimin nga duhani drejt produkteve pa tym.
Në një intervistë në konferencën Technovation, e organizuar në qendrën R&D të PMI në Neuchâtel, Zvicër, Olczak flet se pse është e rëndësishme t’u ofrohen duhanpirësve alternativa më pak të dëmshme, por edhe si të luftohet përdorimi i këtyre produkteve tek të miturit. Nëpërmjet disa shembujve konkret, Olczak thekson: Ndryshimi është i mundur, por vetëm nëse bazohemi në informacion dhe dialog, jo në presione dhe ndalime.
Qëllimi i PMI është një botë pa tym dhe ideja është që cigaret do i përkasin muzeve. Por çfarë ndodh me ata që nuk duan të lenë duhanin – a ka rrezik për një zhvillim të ‘tregut të zi’?
“Besoj se nëse kërkesa për cigare zvogëlohet gradualisht, do të vijë deri në pikën që një ditë ato do të jenë të pranishme vetëm në sasi minimale apo edhe të zhduken plotësisht. Ky do të ishte një evolucion i natyrshëm. Shikoni vëndet e Ballkanit Përëndimor – megjithëse janë vende me prevalencë të lartë të duhanpirjes, gjerat po ndryshojnë. Njerëzit po i drejtohen alternativave. Duhet kohë, por mendoj se ka hapësirë për ndryshim.
Shumë duhanpirës janë të pasigurt për sigurinë e produkteve alternative, ata ende i konsiderojnë cigaret si një zgjedhje të parë. Cila është qasja juaj për të ndryshuar këto zakone?
“Ky është pikërisht roli ynë: t’u përcjellim konsumatorëve gjithçka që dimë si kompani për këto zgjidhje alternative. Por gjithashtu, autoritetet, ministritë përkatëse, profesionistët duhet të luajnë rolin e tyre. Nëse gjithnjë e më shume njerëz e mbështesin këtë ndryshim, atëhere besoj se njerëzit do të fillojnë ta kuptojnë qëllimin, i cili mbështetet në prova shkencore, jo në paragjykime.
Siç thashë – njerëzve, domethënë duhanpirësve të rritur, u pëlqen të konsumojnë duhan. Kjo është arsyeja pse duhet t’i qasemi atyre me kujdes, me mirëkuptim dhe respekt.
Ju theksoni se nuk mund t’i detyroni njerëzit të ndryshojnë, por se duhet t’i udhëhiqni ata gjatë procesit.
-Pikërisht. Nëse vazhdoni t’u kujtoni atyre dhe t’u thoni, “Po, cigaret janë të dëmshme për shëndetin dhe këto produkte janë një alternativë më e mirë”, atëherë ju po u jepni atyre informacion dhe fakte – herën tjetër ata mund të provojnë dhe më vonë të përqafojnë një produkt të ri. Por nëse thjesht u bërtisni duhanpirësve: “Nuk duhet të pini duhan!”, asgjë nuk do të zgjidhet. Kjo është një pikëpamje idealiste. Njerëzit nuk duhet të pinë duhan. Shkëlqyeshëm, – por ende po konsumohet. Njerëzit duhet të hanë shëndetshëm – por nuk e bëjnë. Njerëzit duhet të flenë më gjatë – por nuk flenë. Njerëzit duhet të ushtrohen më shumë – por nuk ushtrohen. Shembulli im i preferuar është: njerëzit supozohet ta duan njëri-tjetrin – por ne ende përballemi me luftë.
Pavarësisht zhvillimit të produkteve alternative, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Si e komentoni këtë?
– Kam përshtypjen se sa më shumë të përpiqemi për një të ardhme pa tym, aq më ndalues janë ndaj nesh. Biseda shpesh fillon me fjalinë: “Nuk duhet të keni asnjë kontakt me industrinë e duhanit”. Pastaj çfarë fitojmë? Ata i mohojnë vetes mundësinë për të dialoguar. Nëse nuk ka komunikim, nuk ka përparim. Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, pa biseda të vazhdueshme dhe shkëmbim mendimesh – ne do të ngelemi në të njëjtin vend.
Ne në fakt shohim se kush janë aleatët tanë sot – midis tyre ka punonjës të shëndetit publik dhe aktivistë. Numri i atyre që na mbështesin po rritet. Pse? Sepse ata janë siguruar që Philip Morris po punon vërtet për ndryshimin.
Si të luftojmë skepticizmin e njerëzve?
Njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë, sidomos në hapat e para. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, produktet me risk të reduktuar as nuk ekzistonin. Sot kemi të dhëna shkencore, por edhe prova praktike. Kam folur me njerëz në Ballkan dhe qytete të tjera që kanë kaluar në këtë alternativë. Të gjithë ata mund t’ju thonë që ndjejnë një ndryshim për mirë.
Përdorimi i këtyre produkteve tek të miturit vazhdon të ndikojë negativisht në perceptimin e publikut për industrinë e duhanit. Si e trajton PMI këtë problem? A jeni të shqetësuar se një fushatë kundër përdorimit të produkteve alternative midis të rinjve mund t’i inkurajojë ata pa dashje të kalojnë në cigare?
“Këto produkte janë të destinuara për të rriturit dhe thjesht nuk duhet të bien në duart e të miturve. Askush nuk po e mohon ose e vë në dyshim atë. Ne po punojmë për të siguruar që produktet tona të mos jenë tërheqëse për këtë grup, për të cilin nuk janë të destinuara. Ne po punojmë në edukimin e shitësve me pakicë, ne po u bëjmë thirrje shteteve të zbatojnë ligje që ndalojnë të miturit të kenë akses në produktet e nikotinës.
“Meqenëse ka pasur raste kur të miturit kanë arritur të marrin produkte pa tym – ndoshta sepse shitësit nuk kanë kontrolluar siç duhet moshën ose i kanë gjetur ato në tregun e zi – atëherë produkti duhet të ndalohet plotësisht.”
Ajo që duhet të bëjmë, jo vetëm si industri, por të gjithë së bashku, është të përmirësojmë sistemet e kontrollit, të rrisim burimet e nevojshme për të zgjidhur këtë problem dhe të vendosim disiplinën në treg. Ne nuk mund të dënojmë miliarda të rritur që vazhdojnë të pinë duhan duke mos u dhënë atyre akses në alternativa më pak të dëmshme. Kjo nuk është e arsyeshme. Personalisht, unë jam baba i katër fëmijëve, disa prej tyre në moshë, disa jo dhe të njëjtat biseda kam edhe në shtëpi. Unë dua që fëmijët e mi të shmangin disa gjëra që mund t’i dëmtojnë ata përgjithmonë ose të paktën deri në një moshë të caktuar.
Po, jam dakord. Dhe si reagoni ndaj faktit se ka prindër që, pavarësisht ndalimeve ligjore, blejnë cigare ose produkte pa tym për fëmijët e tyre?
– Puna është, në fund, kompania mund të bëjë vetëm disa gjëra që janë brenda “kompetencës” së saj. Nëse prindërit mendojnë se është në rregull dhe mbështesin vendimin e fëmijëve të tyre, atëherë është një çështje më e ndërlikuar, sepse të drejtat dhe përgjegjësitë e prindërve janë në rrezik. Por, natyrisht, ne mund dhe duhet të flasim me prindërit, me institucionet kompetente, me shitësit me pakicë, me mediat, sepse ky problem është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve ne.
Teknologjia po ndryshon gjithçka – përfshirë pirjen e duhanit
Në një botë ku konsumatorët kërkojnë transparencë në përgjithësi, Jacek Olczak thotë: Ata nuk duhet të frikësohen, por të informohen. Nëse ata tashmë pinë duhan – le t’u ofrojmë atyre diçka që është më pak e dëmshme. Jo për shkak të industrisë, por për shkak të shëndetit.
“Njeriu i parë që eci në rrugë duke mbajtur një celular dukej i ҫuditshëm. Do të habiteshin nëse do ju shihnin në rrugë duke folur në telefon. Qasja ndaj produkteve të duhanit po ndryshon gjithashtu me shpejtësi. Njerëzit duan një alternativë, por edhe informacion që do t’i mbështesë në këtë ndryshim – thotë Olczak.
Lini një Përgjigje