Këshillat e Pavërteta që Lidhen me Gripin – Kujdes Çfarë Përdorni

2.2k 0

Disa nga besimet e përgjithshme, herë të vërteta e herë jo, nga roli i lëngjeve të frutave e deri tek konsumimi i lëngut të mishit.

AgroWeb.org ju sjell në këtë artikull një listë të plotë të këshilluar dhe me të dhënat nga Instituti Italian i Shëndetësisë.

Qepa pranë krevatit për të luftuar të ftohurën?

E pa vërtetë – Qepët përdoren në shumë kura natyrale për të trajtuar të ftohurën dhe kollën.

Prandaj dhe besohet se nëse ajo pritet në feta dhe vendoset pranë krevatit mund të eliminojë mikrobet.

Por mjekët pohojnë se nuk ka ushqime të cilat mund të tërheqin mikrobet.

Të pish një lëng portokalli në ditë mund të luftosh të ftohurën dhe gripin

E vërtetë – Konsumi i dozave të duhura të vitaminës C ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Por gjithsesi duhet treguar kujdes me sasinë, pasi mund të shkaktoj probleme me sistemin tretës nëse konsumohet më shumë.

Pas tri ditësh i sëmuri nuk mund të na e transmetojë gripin

E vërtetë – Mjekët e pohojnë diçka të tillë,  përveç fëmijëve tek të cilët mikrobet janë më gjatë aktive.

Në përgjithësi virusi nuk mbijeton pafundësisht, por gjithsesi nuk ka një kohë të saktë të përcaktuar.

Por në rastet më të shumta një person i prekur nga gripi mund ta transmetojë atë vetëm në 3-5 ditët e para.

Të flesh ndihmon trupin të luftojë virusin e gripit

E vërtetë – Gjumi arrin të nxisë rigjenerimin imunitar, prandaj është e rëndësishme që i sëmuri nga gripi të flejë.

Kjo është akoma dhe më shumë e vlefshme për fëmijët e vegjël.

Gjëja e parë që duhet bërë kur të zë gripi është të marrësh antibiotikë

E pa vërtetë – antibiotikët luftojnë vetëm infeksionet bakteriale.

Gripi sezonal dhe e ftohura shkaktohen nga viruset.

Por gjithsesi në disa raste, pas këshillimit me mjekun, përdorimi i antibiotikëve është i nevojshëm.

Aktiviteti fizik ndihmon në forcimin e imunitetit

E vërtetë –  Gjithsesi nuk duhet ekzagjeruar! Ekziston rreziku që mund të sforconi trupin dhe ta bëni më të prekshëm ndaj virozave.

Lëngu i mishit ka më shumë fuqi shëruese se sa ai i perimeve

E vërtetë – Disa studime ku bazohet dhe AgroWeb.org, kanë evidentuar se konsumimi i disa proteinave ndihmon në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara nga infeksionet.

Lëngu i mishit për mjekët është më i efektshëm kur humbet oreksi dhe trupi është i drobitur.

Vaksinimi parandalon gripin dhe të ftohurën nga dimri

Vaksinat mbrojnë trupin nga viruset që janë epidemik në një vit të caktuar.

Por jo të shërbejë si një mur mbrojtës nga çdo e ftohur apo virozë që vjen si pasojë e motit të ftohtë.

Pra nëse vjen një virozë e re, mund t’ju zerë edhe nëse keni bërë vaksinën.

Konsultohuni me mjekun për vaksinën anti-grip më efikase./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.